Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Berisha: Suksesi i Rona Nishliut, dhurata më e bukur për 100-vjetorin Empty Berisha: Suksesi i Rona Nishliut, dhurata më e bukur për 100-vjetorin

Wed 30 May 2012 - 11:42
Berisha: Suksesi i Rona Nishliut, dhurata më e bukur për 100-vjetorin F1_29nishliu31338318803

Pas kthimit nga Azerbajxhani, ku mori pjesë në Festivalin Evropian të këngës dhe u rendit e 5-ta në natën finale, këngëtarja Rona Nishliu dhe ekipi shqiptar u pritën në një takim nga kryeministri i Shipërisë, Sali Berisha.

Siç bën të ditur zyra e shtypit e Kryeministrisë, shefi i qeverisë i shprehu këngëtares urimet më të përzemërta për suksesin në Eurovision.

"Në finale ju ishit zëri absolut i festivalit, interpretimi më i shkëlqyer, ishit një përfaqësim shumë dinjitoz dhe arritje e madhe për gjithë shqiptarët, për Shqipërinë dhe për Kosovën", theksoi Berisha, transmeton BW.

Edhe për sa i përket vlerësimit, kryeministri shprehu kënaqësinë për mbështetjen e madhe që pati nga të gjitha vendet. Ai theksoi se përfaqësimi dinjitoz i Ronës në Eurovision është dhurata më e bukur që kënga shqiptare i bën Shqipërisë në këtë 100-vjetor të pavarësisë.

Nga ana e saj, këngëtarja Rona Nishliu falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e tij në këtë përfaqësim të saj në Eurovision.

"Ndihem e privilegjuar që sot ndodhem këtu në këtë takim me ju dhe ju falënderoj jashtëzakonisht shumë për mbështetjen dhe telefonatën që më bëtë menjëherë pas festivalit, e cila ka qenë befasia më e këndshme, gjë që më bëri të ndihem edhe më krenare për atë që realizova në skenë", - u shpreh këngëtarja Rona Nishliu.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar, Petrit Beci, u shpreh se ekipi shqiptar që shoqëronte Ronën në këtë kompeticion, e që ka përjetuar nga afër vlerësimin e të gjitha ekipeve të vendeve përfaqësuese në festival, u ndie shumë krenar për këngën e Ronës. Ai theksoi se ky sukses është një obligim më shumë për të vijuar traditën më të mirë të Festivalit të këngës në RTSH, duke promovuar talente shqiptare, që më pas përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në skenën evropiane.

Kryeministri Berisha i dhuroi këngëtares Rona Nishliu çelësin Sol, të punuar në filigram me një dedikim të veçantë në shenjë mirënjohjeje ndaj përfaqësimit dinjitoz që i bëri Shqipërisë në Eurovision.

Berisha: Suksesi i Rona Nishliut, dhurata më e bukur për 100-vjetorin F1_29nishliu21338318897
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi