Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 “Ku ka si ti, o Shqipëria ime” rikthen Shkëlzen Dolin në skenën gjakovare Empty “Ku ka si ti, o Shqipëria ime” rikthen Shkëlzen Dolin në skenën gjakovare

Wed 30 May 2012 - 12:11
Shkëlzen Doli, violinisti kosovar i Filarmonisë së Vjenës, ka lënë mënjanë për disa ditë punët e veta, për të jetësuar një ide të kamotshme në vendlindjen e tij, Gjakovë. Ai ka mbledhur shokët e tij artistë të qytetit të tij, për të organizuar një koncert të madh në Gjakovë me të cilin do të shënojë 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Me koncert ai ka thënë se po konkretizon një nismë. Koncertin ai e ka titulluar “Ku ka si ti, o Shqipëria ime”.

“Si gjakovar e kam detyrë morale që t’i kthehem Gjakovës për të treguar se Gjakova e ka peshën e vet si udhëheqëse dhe një qytet me tradita të kulturës dhe të artit”, ka thënë violinisti i njohur të martën në një konferencë për media që kishte organizuar enkas për të dhënë detajet e koncertit që do të mbahet enjten në mbrëmje. “Ideja është shumë e thjeshtë: duam ta festojmë këtë-100 vjetor. Gjakova dua të jetë si fillestare e një manifestimi që ka kaq peshë”, ka thënë Doli.

Idesë së tij i janë bashkuar edhe shumë artistë të tjerë nga Gjakova. “Në koncert do të marrin pjesë të gjithë këngëtarët. I madh e i vogël. Që nga Ismet Peja e deri tek më të rinjtë që kanë kualitet dhe kanë bërë emër”, ka shtuar Doli.

Violinisti do të jetë në qendër të një orkestre të formuar enkas për këtë koncert. Por do të ndërhyjë kohë pas kohe me pika të ndryshme. “Jam pjesë e orkestrës, por do të ketë edhe ndërhyrje me këngë nga të gjitha trevat shqiptare, që nga ato të Gjakovës, Shkodrës, këngë korçare, arvanitase… “, ka thënë ai.

Skënder Gola, njëri nga organizatorët e kësaj ngjarjeje, ka thënë se përveç koncertit që do të jetë i veçantë, shumë kujdes i është kushtuar edhe skenës. “Një skenë që nuk është parë deri më sot, me efekte bashkëkohore”, e ka përshkruar ai skenën në të cilën do të performojë Doli me shokë. Ai ka falënderuar instrumentistin Doli, për idenë e realizimit të këtij koncerti.

“Ku ka si ti, o Shqipëria ime” është mbështetur nga Komuna e Gjakovës. “Komuna e ka dhënë mbështetjen e duhur për të organizuar një koncert dinjitoz”, ka thënë Doli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi