Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Nafta rrezikon mrekullite e botes Empty Nafta rrezikon mrekullite e botes

Wed 30 May 2012 - 20:22
Nafta rrezikon mrekullite e botes NaftaNë qytetin e Babilonisë, dikur gjendej një nga shtatë mrekullitë e botës, Kopshtet e Varura. Por aktualisht një tubacion nafte ka çarë përmes dheut për të krijuar një dilemë të madhe: çfarë është më e rëndësishme, ruajtja e trashëgimisë kulturore të Irakut apo zhvillimi i naftës?
Përgjigjja finale ndoshta do të kërkojë shumë dekada, por tani për tani, nafta duket se ka përparësi.
Ky vend antik i Mesopotamisë nga shumë konsiderohet si vendlindja e shkrimit, bujqësisë dhe ligjit dhe i jep Irakut dominimin mbi çelësat e historisë së qytetërimit. Në shumë raste, kjo përbën krenari për irakenët, por krenari sjell edhe pasuria që vjen nga shfrytëzimi i naftës.
Mariam Omran Musa, e cila menaxhon parkun arkeologjik të Babilonisë u përpoq shumë që një tub naftësjellësi të devijohej, por nuk ia doli të bindë askënd.
Ministria e Naftës këmbëngul se ka punuar për të ngadalësuar projektin dhe për të mbrojtur çdo thesar të pazbuluar që mund të hasë gjatë ndërtimit. Ajo ka premtuar se do të zhvendosë tubacionin në rast se has zbulime arkeologjike rrugës.
“Nafta dhe antikiteti që të dyja janë pasuri kombëtare, por unë kam një opinion: kur nafta të ketë mbaruar, ne sërish do të kemi antikitetet,” deklaroi Musa. “Ky është një dhunim i antikitetit sepse makineritë e rënda qqë po qarkullojnë në këtë zonë mjaftojnë për të dëmtuar pasuritë e nëntokës.”
Ekspertët e humbën këtë betejë dhe tani po përpiqen të klasifikojnë si parqe kombëtare të paprekshme rreth 20 mijë zona të tjera, para se të dëmtohen nga agjencitë qeveritare që synojnë të rindërtojnë ekonominë e shkatërruar nga dekada lufte.
Deri tani rreth 12 mijë zona arkeologjike janë zbuluar, 700 të tilla gjenden vetëm në Bagdat, por ekspertët thonë se këto pasuri janë vazhdimisht të rrezikuara nga gërmuesit ilegalë.
Nuri Kadhim, kreu i departamentit të antikitetit nuk është shumë optimist kur i shtrohet pyetja nëse qeveria do t’i kushtojë vëmendjen e duhur problemit, duke marrë parasysh prioritetet e tjera të jetesës së përditshme.
“Projektet e shtetit nuk ndalojnë. Përkundazi, ato po shtohen,” tha ai. “Besoj se shumë dhunime do të ndodhin për sa kohë qeveria nuk urdhëron që punimet e reja të bëhen në mirëkuptim me bordet e mbrojtjes së trashëgimisë.”
Ndërkohë, Ministria e Naftës thotë se naftësjellësit janë të domosdoshëm për ta bërë Irakun një superfuqi botërore në prodhimin e naftës në nivele të barabarta me Arabinë Saudite dhe Rusinë. Megjithëse shumë ekspertë thonë se ky objektiv është i ekzagjeruar, Iraku pritet të bëhet burimi kryesor i naftës së re të hedhur në tregun botëror gjatë viteve të ardhshme.
Naftësjellësi Babilon pritet të hyjë në punë në qershor dhe do të transportojë 45 mijë fuçi naftë në ditë nga Basra në jug në drejtim të kryeqytetit për të plotësuar konsumin vendës.
Për disa, nuk është e logjikshme që zhvillimi i një vendi të varfër të mbahet peng nga mbrojtja e antikiteteve në një vend që është përplot me objekte të tilla. Numri i stërmadh i objekteve sakaq ka vënë në siklet autoritetet. Bordi i Antikiteteve kërkon sakaq 17 mijë roje më shumë për të ruajtur objektet nga dëmtimet dhe për të mbajtur larg kompanitë e zhvillimit të naftës.
“Ne kemi antikitete në çdo fshat e çdo qytet. Kjo na bën të jemi gjithmonë në gadishmëri për të mbrojtur këto pasuri përballë injorancës që shpesh e gjejmë mes kompanive të ndërtimit”, thotë një ekspert.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi