Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

I kalon treni sipër, mbijeton Empty I kalon treni sipër, mbijeton

Wed 30 May 2012 - 20:51
I kalon treni sipër, mbijeton TreniNjë kanadez i ka mbijetuar për mrekulli kalimit të lokomotivës dhe 26 vagonëve mallrash sipër vetes.
Sigurisht rastisi në mes të shinave, por duke marrë parasysh se ishte totalisht “tapë” kur u fut në shinat e trenit, kjo është cilësuar si “mrekulli” për të.
Ngjarja ka ndodhur në Elko, Kolumbia Britanike. Sipas të përditshmes lokale “The Calgary Herald”, ai ishte dalluar që larg nga makinisti i trenit, i cili i kishte rënë sirenës dhe kishte shtypur frenat e emergjencës, por nuk kishte arritur të ndalonte në kohë, duke lejuar kalimin e 26 vagonëve sipër tij.
“Kur kishte parë veten poshtë trenit, djali dukej sikur sapo ishte zgjuar, më pas ishte ngritur në këmbë dhe kishte marrë shishen e birrës që i kishte rënë aty pranë dhe kishte vazhduar qetësisht rrugën”, tha polici i zonës, Deiv Dubnik. Policia kanadeze po heton, por nuk ka ngritur asnjë akuzë kundër tij.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi