Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Interneti ndihmon  Empty Interneti ndihmon

Wed 30 May 2012 - 22:06
Ndihmon ne lehtesimin e simptomave, te ankthit, depresionit te moderuar dhe pagjumesise. eshte e kote ta kerkojme shpetimin te mjeku menjehere. Shume e kane provuar se terapia e internetit eshte vertet çudiberese.Studimet e fundit kane treguar se perdorimi i tejzgjatur i dispozitiveve hi-tech influencojne sekrecionin endogjen te melatonines, hormonit qe rregullon gjumin dhe se shume ore para kompjuterit sjellin pagjumesi dhe ankth. Por realiteti s’mund te bazohet vetem ne njeren ane te medaljes dhe ne menyre paradoksale duket se eshte pikerisht interneti ai qe mund te ndihmoje te gjithe ata qe nuk flene naten. Nje studim kanadez i publikuar ne revisten “Sleep”, ka ilustruar anet pozitive te terapise qe bazohet tek interneti per te kuruar problemet me depresionin dhe pagjumesine.

Mbas perfundimit te studimit u pa se te 81 per qind e atyre qe e kishin perdorur ishte jashtezakonisht efikase dhe e kishin zgjidhur problemin ne me pak se 5 jave, kundrejt 50 per qind te atyre qe kishin ndjekur keshillat tradicionale me ilaçe apo seanca psikologjike. Megjithate, edhe ketu kritikat nuk mungojne. Shume mendojne se ky sistem i ri i bazuar ne shfrytezimin e videove, audiove apo teksteve ne ueb nuk i ndihmon pacientet qe te flasin me mjeket per te zgjidhur problemet dhe per te kuptuar shkaqet e verteta te pagjumesise. “Behet fjale per nje loje simpatike, fillimisht shume efikase, por mungon kontakti direkt me terapistin”, shpjegon profesor K. Mostafavi, drejtor i qendres per kerkime te avancuara amerikane “Sleep Medicine Services”.



Risia qendron ne faktin se per t‘u kuruar mjafton te kesh ne shtepi nje kompjuter pa qene nevoja te pish ilaçe apo te kalosh ore te tera ne karrigen e ndonje psikoanalisti, nje luks qe mes te tjerash jo te gjithe mund t’ia lejojne vetes. Sipas shkencetareve qe kane testuar terapine e uebit, interneti vepron mbi psikiken njerezore duke shkaktuar emocione dhe ndjenja qe e çlodhin pacientin. Sipas specialisteve, jane keto disa nga sekretet qe e bejne pacientin t’i rikthehet deshira per te fjetur. Nese kjo kure do te arrinte ta zgjidhte vertet problemin, ky do te ishte nje revolucion, nje goditje e rende per kompanite farmaceutike, por nje lajm i mire per me shume se 20 milione europiane qe vuajne çdo vit nga shqetesime kronike te gjumit dhe per dhjete milione te tjere qe kane probleme te rastesishme. Per te mos folur pastaj per amerikanet. Vetem ne vitin 2008, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne me shume se 50 milione receta mjekesore te bluzave te bardha u dhane ilaçe per te stimuluar gjumin me nje harxhim qe kap shifren e 600 milione dollareve vetem per melatoninen dhe valerianen.



Qendrat e gjumit vazhdojne te mbushen me njerez qe gjithe naten qendrojne me syte hapur, ndersa ne Europe numri i atyre qe vuajne nga pagjumesia e qe shtrohen ne spital eshte rritur me 10 per qind vetem keto 12 muajt e fundit. Nje kerkim i bere nga grupi “Frost & Sullivan” ka ekzaminuar qendrat e gjumit te tipit spitalor dhe jospitalor ne Europe, duke llogaritur se shpenzimet mjekesore per shqetesimet e ketij lloji jane rreth 10 miliarde dollare ne vit dhe kostot jo te drejtperdrejta te lidhura me humbjen e produktivitetit akoma me te medha. Nje fenomen shume i perhapur, por mbi te gjitha shume i komplikuar, qe ve ne levizje çdo dite nje cikel ekonomik, ku nuk vihen re shenjat e krizes. Interneti tashme mund ta drejtoje kete sistem vetem me nje klikim: “mund te behen shume gjera me nje program interneti. Ekzistojne softuere, te afte te perçojne ndjenja sikur je duke i dhene makines.



Keto lloj terapish i bejne personat te ndihen autonome, te afte t’i zgjidhin vete problemet e tyre. Mendoj se keto i bejne ata me te motivuar”, shpjegon psikologia dhe autorja e ketij studimi, Norah Vincent, ne Universitetin e Manitobes. Kura e uebit bazohet ne nje teknike qe lidhet me sjelljen dhe kombinon video, tekste dhe audio, duke i shpjeguar pacientit gjithçka qe eshte e nevojshme te dije per higjienen e gjumit, si te qetesohet dhe te mos e perkeqesoje me tej situaten kur kupton se mund t’i kaloje netet zgjuar. Vincent, ne studion e saj, u ka kerkuar 40 pjesemarresve te mbajne ditare online dhe te ndjekin disa ushtrime qe u tregohen ne ekran. Pacientet mundeshin edhe te shkarkonin programe audioje, ku terapistet e specializuar ndervepronin me nje pacient dhe i shpjegonin se si mund ta zgjidhnin problemin. Kjo audio mund te degjohet direkt me nje iPod dhe i shtrire ne krevat. Ku i dihet nese zeri i psikologut i degjuar ne erresire nuk eshte vertet menyra me e mire per te fjetur si qengj. Kush vuan nga kjo lloj semundjeje nuk ka pse ngurron per ta provuar. Ne fund te fundit, edhe po nuk fjeti do te kenaqet me nje navigim te shpejte ne internet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi