Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shumë Empty Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shumë

Thu 31 May 2012 - 13:45

Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shumë Spacer

Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shumë Spacer
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shumë Spacer
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shumë 54948TIRANE -
Shenjat e zjarrit e shkelin kurorën për shkak të lakmisë dhe të
dëshirës për t’u treguar, shenjat tokësore për shkak të pakënaqësisë me
martesën, shenjat e ajrit për shkak të kureshtjes, ndërsa ato të ujit
për shkak emocioneve dhe revanshit.

Të dymbëdhjetë shenjat, secila në mënyrën e vet, e përjetojnë faktin se partneri po i mashtron, megjithëse janë vetë të pabesa.
Siç
raporton dukagjini.com, duke mos i marrë parasysh dallimet e secilës
veç e veç, shenjat mund t’i përfshijmë në katër grupe, sipas këtyre
elementeve , zjarrit, tokës, ajrit dhe ujit.

Shenjat e zjarrit
Shenjat
e zjarrit (dashi, luani dhe shigjetari) bëjnë pjesë në tërësinë e
përkrahësve të seksualitetit të shëndoshë, të cilët në rend të parë do
të bëheshin kurorëshkelës për shkak të pamundësisë që ta kontrollojnë
epshin e fuqishëm seksual (libidonë seksuale), por edhe për shkak se
duan që të dëshmohen. Për pjesëtarët e të tri këtyre shenjave mund të
thuhet se janë gjuetarë, të cilët nuk i qetëson martesa, përkundrazi
tradhtisë bashkëshortore ajo i jep ngjyrim të rrezikshëm.

Meqenëse
e adhurojnë ndjenjën se si adrenalina u kalon nëpër vena, shkeljes së
kurorës nuk do të mund t’i kundërvihen as edhe kur janë të dashuruar nme
partnerin e tyre. Është interesant se në të njëjtën kohë janë shumë të
ndjeshëm kur është fjala për besnikërinë e partnerit të tyre, së
pari për shkak të egos dhe mburrjes së tepruar. Diçka më tolerant,
kundrejt dy të tjerëve, është shigjetari, aventurier i çiltër, i cili
seksin e koncepton si sport, një ushtrim të veçantë për trupin dhe
shpirtin.

Shenjat e tokës
Shenjat tokësore
(demi, virgjëresha dhe bricjapi) janë shumë të matura dhe të
kontrolluara. Megjithatë, ndër këto shenja përjashtim bën demi, shenjë e
udhëtimit, që mund të bëhet i varur nga seksi. Virgjëresha e kujdesshme
do të tradhtojë në rast se është e pakënaqur me lidhjen e saj ose me
martesën, ndërsa këtë do ta bënte në rastet më të shpeshta me dikë që
nuk është i lirë.

Për bricjapin e ftohtë thuhet se i
shtohet oreksi seksual me rritjen e fuqisë dhe të ndikimit të tij,
megjithëse edhe ai, sikundër edhe dy shenjat e tjera tokësore, do të
bëhej kurorëshkelës në rastin kur është i pakënaqur me martesën, ose kur
nuk është i vetëdijshëm!

Shenjat e ajrit
Për
shenjat e ajrit (binjakët, peshorja, ujori) është me rëndësi të madhe
komunikimi mental, ndërsa janë të prirur që ta dallojnë tradhtinë
emocionale nga tradhtia trupore. Seksin që bëhet vetëm për shkak të
seksit do t’ia falnin si vetes, ashtu edhe partnerit, por kur e vërejnë
se aty ndërlidhet edhe diçka tjetër, do të këmbëngulin që për të gjithat
të diskutojnë hollësisht, që të vendosin se si do të rrjedhin gjerat më
tej.

Në astrologji pjesëtarët e shenjës së peshores çmohen si
kryesorët sa i përket shkeljes së kurorës, për faktin se janë të lindur
si të pavendosur, po aq edhe për shkak të dëshirës që t’u pëlqejnë të
tjerëve. Më shumë se në kurorëshkeljen e vërtetë, ndiejnë kënaqësi në
flirt, por shpesh nuk janë ata që mund ta përcaktojnë se deri ku do të
shkojnë. Binjakët bukuroshë dinë të luajnë me emocionet dhe
seksualitetin, ndërsa disa ujorë mashtrojnë me shprehjen "Bëni dashuri
dhe jo luftë!

Shenjat e ujit
Të lindurit në
shenjat ujore (gaforrja, akrepi dhe peshqit) dallojnë shumë ndërmjet
tyre. Megjithatë, forca e ndjenjës është ajo që i bashkon dhe që i mban
besnikë. Ata lidhen për shkak të dashurisë dhe jo për shkak të
interesave të tjera, ndaj edhe tradhtinë do ta kundrojnë nëpërmjet
optikës së personit të dashuruar. Kjo, në mënyrë të veçantë, vlen për
gaforren e ndjeshme dhe peshqit, të cilët janë kurorëshkelës vetëm në
raste të jashtëzakonshme dhe që dashurohen në dikë me të cilin duan të
kenë “seks kalimthi” (kuptohet, nëse ka qenë i mirë!). Akrepi,
megjithatë, është tregim në vete. Kjo shenjë erotike nuk mund ta durojë
faktin se personi i dashur po e mashtron, prandaj edhe ai nuk do të
vendosë që aq lehtë të tradhtojë. Martesa për të është si një lidhje
gjaku, ku secila nga fjalët e ritualit ka një domethënie të veçantë.
Sidomos fjalia “…përderisa vdekja të mos na ndajë!”. Ndër shenjat e
Zodiakut kampioni i tradhtisë në lidhje është peshorja, ndërsa atë e
ndjekin shenjat e zjarrit, në rend të parë shigjetari.

(er.nu/Dukagjini/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi