Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Dita Botërore kundër Duhanit, një rast për ta lënë Empty Dita Botërore kundër Duhanit, një rast për ta lënë

Thu 31 May 2012 - 16:02
31 maji është Dita Botërore kundër Duhanit, një rast i rëndësishëm për të theksuar se sa i dobishëm është për shëndetin moskonsumimi i tij. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hartuar traktatin botëror për kontrollin e duhanit, që propozon një sërë strategjish për të luftuar përdorimin e tij.Dëmet në shëndetJanë të paktën 5 milionë njerëzit që vdesin çdo vit për shkaqe të lidhura me konsumin e cigares. Duhanpirësit janë katër herë më të rrezikuar për infarkte dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare. Përtej pasojave skajshmërisht negative në mushkëri, cigarja provokon edhe ngushtimin e enëve të gjakut, duke bërë që të rritet presioni i tij dhe frekuencat kardiake. Në mënyrë të veçantë, nikotina provokon takikardinë.

Monooksidi i karbonit shkakton ulje të furnizimit me oksigjen të arterieve, duke favorizuar në këtë mënyrë formimin e depozitave arteriosklerotike. Në kushte të tilla, pasojat janë të shumta si: infarkt, iktus apo trombozë.

Konsumi i duhanit lidhet ngushtë edhe me kancerin e mushkërive, sëmundjet respiratore etj, dëme këto që janë më të shumta te femrat.



Si të lëmë cigaren

Një duhanpirës në tre tenton ta lërë, por në shumë raste nuk ia arrijnë. Faktikisht, nuk mund të thuhet se ka një metodë që i çliron njerëzit përfundimisht nga varësia e cigares. Për më tepër, duhanpirësit zhvillojnë një varësi të dyfishtë: atë fizike që lidhet me substancat e pranishme te cigarja dhe psikologjike, që lidhet me ritualin e tymosjes.

Për të lënë cigaren duhet një forcë e madhe vullneti, e cila bazohet në bindjen se konsumi i saj shkakton dëme të mëdha në shëndet. Duhet të përpiqeni të mos u jepni shumë rëndësi cigareve, duke pasur gjithmonë parasysh se dalja nga varësia e cigares është e vështirë, por në të njëjtën kohë nuk duhet të futeni në situata ankthi, të cilat mund të çojnë në dështim.

Për çdo rast, duhet pasur parasysh se ekzistojnë një sërë terapish farmakologjike që mund të ndiqen. P.sh. një e tillë është terapia zëvendësuese e nikotinës, e cila ndihmon në rrallimin e simptomave të abstinencës.

Gjithashtu, një rol të rëndësishëm luajnë edhe operatorët e specializuar, të cilët japin mbështetjen psikologjike për të forcuar motivimin. Ashtu si në rastet e varësive të tjera, një ndër ndihmë të madhe jep edhe terapia e grupit. / G. Ndoja
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi