Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shqiperia, ja parajsa-enderr e fshehur ne Evrope Empty Shqiperia, ja parajsa-enderr e fshehur ne Evrope

Thu 31 May 2012 - 20:05
Çfarë dimë për fqinjët tanë përtej Adriatikut? 40 vjetët e diktaturës komuniste e kanë mbajtur jashtë zhvillimit, megjithëse gëzon shumëpotencial turistikMali i Zi, Greqia në Jug, Kosova në Veri-lindje, Maqedonia në Lindje. Pastaj deti. Në jug-lindje e lagut nga Deti Jon, në Perëndim nga Adriatiku, shkaktar i formimimit të disa gjireve, që përvizojnë një panoramë tipike mesdhetare.Dy hapa nga kryeqytetiTirana, kryeqytet i vendit, ka qenë në të kaluarën skenar i disa manifestimeve të përfunduara me rënien e regjimit komunist. Tashmë është qendër e një rritjeje të vazhdueshme, e konvertuar me kohën në një metropol emergjent. Numri i banorëve pothuajse është dyfishuar në dekadën e fundit. Edhe shanset shumëfishohen, paralelisht me pasurinë e saj artistike-kulturore.
Qendra historike, për më tepër, e bën vendin e duhur për t’u vizitituar me këmbë, duke humbur në risitë e saj me shije antike. Për të mos harruar as “tërheqjet” e mëdha, si Muzeku Kombëtar i Kulturës, Muzeku Arkeologjik, Muzeu i Shkencave Natyrore, Bibloteka Kombëtare, xhamia e Etehem Bej dhe Universiteti i Tiranës. Karakteristikë themelore e kryeqytetit shqiptar është shkrirja e kulturave: një krahë i shtrirë drejt Evropës Perëndimore, me kujtimet e Rusisë së vjetër dhe një kulturë me rrjedhje mesdhetare. Shembulli më i mirë janë ndërtesat e saj, disa në stil sovjetik dhe të tjera të frymëzuara nga otomanët e romanët. Pra, përpara të pret një udhëtim me kontraste të forta!
Mes brigjeve dhe kulturës
Po udhëton gjatë verës? Atëherë drejtohu në brigjet shqiptare. Vendi gëzon një breg me limane të qeta dhe plazhe të paprekura. Saranda, Himara, Vlora e kështu me radhë: brigjet, nga Jugu në Veri, ofrojnë panorama të spiktura dhe me një bukuri të rralë. E pastaj është edhe klima mesdhetare, që i bën këto vende destinacionin e duhur për udhëtimin tënd të ardhshëm.
Vërtet ka vende piktoreske, por nuk është e gjitha. Shqipëria gëzon edhe tre destinacione të mbrojtura nga UNESCO: Gjirokastrën me 23 muzetë; Beratin me 2000 vitet e historisë dhe Butrintin, xhevahir i arkeologjisë greko-romane. Ndër të tjera ka edhe mjaft kuriozitete. Kështu, në territorin shqiptar, janë të përhapur më shumë se 750 mijë bunkerë, pjesa më e mahde e të cilëve janë nderuar gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, për të mbrojtur popullin nga sulmet e mundshme të armiqve. Janë aq shumë, sa që janë shndërruar në vende piktoreske. Shumë prej tyre janë shndërruar me kohë në dyqane e magazina, por edhe deri në banjo, apo restorante moderne.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi