Shqiperia e 5-ta ne Evrope per numrin e divorceve
Sun 5 May 2013 - 14:29
Numri i divorceve në vendin tonë dëshmon se tashmë ky fenomen social po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2013, sipas statistikave të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, rezulton se 937 çifte kanë kërkuar zgjidhjen e martesës së tyre. Ndër to 563 martesa janë ndërprerë me vendim gjykate, ndërsa 374 janë ende në procedurë.
Sipas statistikave të publikuara në websiten e Gjykatës së Tiranës, vitin që lamë pas janë regjistruar 1787 kërkesa për divorc.
Numri më i madh i divorceve vërehet në rrethet e mëdha, ku kryeson Tirana, shkak për të nuk është vetëm për numri më i madh i popullsisë, por edhe për një sërë faktorësh të tjerë. Psikologë pranë gjykatave, pranojnë se arsyet që çojnë një çift drejt divorcit, janë ato ekonomike, por në të njëjtën kohë dhe sociale. Kohët e fundit disa nga shkaqet kryesore të divorceve konsiderohen dhuna në familje, emigracioni dhe tradhëtia bashkëshortore.
Ndërkohë dhe Agjencia botërore e statistikave “Nation Master”, e ka renditur Shqipërinë në vendin e 14 në botë për numrin e divorceve. Bazuar në të dhënat e saj, Shqipëria është e 5-ta në Evropë për numrin e divorceve. Sipas kësaj agjencie, në Shqipëri rezultojnë të divorcuar 0.83 persona në një mijë vetë.
Statistikat e agjencisë tregojnë se listën e kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa bie në sy fakti që Shqipëria renditet në listë pas shteteve evropiane si Rusia, Finlanda dhe Portugalia.
Divorci apo zgjidhja e martesës në mbarë botën konsiderohet përfundimi i një martesë para vdekjes së bashkëshortëve. Por në vende të ndryshme të botës, ligjet për divorcin ndryshojnë. Ky fenomen është i ndaluar në Maltë dhe në Filipine, megjithëse në këto vende pranohet anulimi i martesës. Në shumë vende të zhvilluara, përqindja e divorcit u rrit ndjeshëm gjatë shekullit të njëzetë. Midis shteteve, në të cilat divorci është bërë një fenomen i zakonshëm janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, dhe disa vende të Bashkimit Europian. Ndërkohë Japonia dallohet si një vend me normën më të ulët të divorcit, ndonëse vihet re një rritje në vitet e fundit.
Info..../al

- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Shqiperia e 5-ta ne Evrope per numrin e divorceve
Sun 5 May 2013 - 23:37
Ehhh kane arritur shume larte ....
Re: Shqiperia e 5-ta ne Evrope per numrin e divorceve
Sun 5 May 2013 - 23:53
Une e shikoj si nje ngritje koke te gjinise femerore nga diskriminimi dhe dhuna qe perjetojne perdite..edhe pse nr shume i madh dhe i frikshem ama me gz fakti qe femrat kane filluar te reagojne disi kunder atyre meshkujve dhunues edhe pse shume pak mbeshtetje kane perseri...
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Shqiperia e 5-ta ne Evrope per numrin e divorceve
Mon 6 May 2013 - 0:09
ja kjo eshte arritje e shtetit SHqiptar
Re: Shqiperia e 5-ta ne Evrope per numrin e divorceve
Mon 6 May 2013 - 0:24
Tironci shkruajti:ja kjo eshte arritje e shtetit SHqiptar
Shteti eshte pergjegjes per ate pjese qe nuk siguron popullin,njerezit me pune e kushte e jetesore te cilat masa do evitonin ndopak keshtu dhunen ne familje sepse shkaqet e para dhe kryesore qe arrin nje cift te ndahet eshte gjendja ekonomike ku kjo si pasoje sjell e te tjera me pas sherre dhe dhune ne familje si dhe mos interesimin e tij kundrejt gjinise femer e cila nuk gjen perkrahje nga asnje institucion shteteror atje gje e cila ndihmon kshu te shtohet edhe me shume dhuna kunder tyre pasi ska denim as ligje te cilat praktikohet korrektesisht nga institucionet perkatese...pervec ketyre pastaj kane faj edhe njerezit mendje mykur dhe fanatike te kohes se baba qemos te cilet jane edukuar dhe mesuar me ate fryme ku mashkulli eshte pueshtues dhe me ate fryme rrisin dhe femijet e tyre me pas...Rinine e sotme...
- W0rldV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 35
Postime : 570
Hobi : Muzika,leximi&stervitja
Vendndodhja : In Your Dreams!
Anetaresuar : 14/04/2013
Re: Shqiperia e 5-ta ne Evrope per numrin e divorceve
Mon 6 May 2013 - 21:33
Wow cfare statistikash. Skandal fare.
Mendoja se ne shqiptaret kemi nje pikpamje tjeter kundrejt marteses dhe ndarjes, sepse jemi ushqyer me te tjera vlera, megjithate me sa shof keto vlera jane inegzistente tashme.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi