Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shqipëria, numrin më të lartë të vrasjeve në rajon Empty Shqipëria, numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

Tue 2 Oct 2012 - 15:41
Shqipëria, numrin më të lartë të vrasjeve në rajon PoliciaTIRANË - Hulumtimi shtrihet në vitet 2008-2011 dhe analizon të dhënat për krime kundër jetës, ku përfshihen vepra penale si: vrasje, vrasjet e mbetura në tentative, si dhe vrasjet nga pakujdesia.

Gjithashtu, hulumtimi zbardh të dhëna dhe mbi krimet kundër pronës. Gjergji Vurmo i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka punuar për këtë hulumtim.

Për vitin 2008-2009, Shqipëria ishte pak më lart sesa mesatarja e rajonit me një shifër prej 2,7-2,9 vrasje për një popullsi prej 100 mijë banorësh. Në vitin 2010, kjo shifër, sipas ndërkombëtarëve, ka arritur në 4. Në vitin 2011 kjo shifër është rritur me 40%, krahasuar me 2010”, thotë Vurmo.

Në grupin e krimeve kundër pronës, vjedhjet, kryesisht ato me dhunë kanë shënuar një rritje shqetësuese në vitet 2010-2011.

“Minimalisht në dy vitet e fundit për shumicën e krimeve të analizuara kemi një kurbë në rritje të kriminalitetit, të veprave penale të regjistruara në Shqipëri. Ka krime të veçanta, siç janë vjedhjet, të cilat kanë një kurbë në rritje prej vitit 2008. Në periudha të caktuara, krahasuar njëri 3-mujor i 2008 me 3-mujorin e fundit të 2011 ka një rritje gati 500% vetëm të kësaj vepre penale. Rritje të konsiderueshme ka edhe vepra penale e vrasjes sidomos në vitin 2011”, shprehet Vurmo.

Sipas tij, gjatë analizës së të dhënave, është vënë re një fakt interesant, një rritje e krimit në vitet 2010 -2011, në kulmimin e krizës politike në Shqipëri.

“Gjatë vitit 2008, periudhë e një klime politike më të relaksuar tendencat e krimit gjatë vitit 2008 kanë qenë brenda limiteve normale. Pas 2009, sidomos 2010-2011 kur edhe vetë kriza politike u ashpërsua ndjeshëm, vërejmë gjithashtu një rritje të frikshme të kriminalitetit në vend”.

/Shekulli Online/Përgatiti: M.A./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria, numrin më të lartë të vrasjeve në rajon Empty Re: Shqipëria, numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

Tue 2 Oct 2012 - 16:02
He c'keni e per kete ankoheni?? Po jemi "NJESHA" mo apo s'jemi? Shqipëria, numrin më të lartë të vrasjeve në rajon 721253

Morrem vendin e pare ne krime (vepra penale)!! Kur them une jemi me te "miret" nuk me besoni juve...Eh na flisni tani e mburruni se eshte mile me qene "SHQIPTARE" pavaresisht c'fare jemi...!!! krt
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëria, numrin më të lartë të vrasjeve në rajon Empty Re: Shqipëria, numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

Mon 22 Oct 2012 - 15:14
Vyrtytet e Sali Berishes!
Sponsored content

Shqipëria, numrin më të lartë të vrasjeve në rajon Empty Re: Shqipëria, numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi