Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Banka Botërore: Shqipëria ka borxhin publik më të lartë në rajon Empty Banka Botërore: Shqipëria ka borxhin publik më të lartë në rajon

Wed 16 Nov 2011 - 20:15
Banka Botërore e klasifikon Shqipërinë si vendin me nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon. Aktualisht borxhi publik i Shqipërisë llogaritet 59. 6 %, ndërsa deficiti buxhetor në fund të muajit tetor 2011, është rreth 4 %. Banka Botërore theksoi se në Rajon situata nuk paraqitet optimiste. Edhe pse bankat në rajon janë likuide me baza kapitale të shëndosha, raporti thekson se bankave iu janë rritur kreditë e këqia. Në raportin e Bankës Botërore thuhet se që gjatë vitit 2011 rritja ekonomike në rajon është 2.5 për qind ndërsa për vitin 2012 kjo rritje do të ulet në 2.1 për qind.
Banka Botërore ka prezantuar numrin e parë të një serie publikimesh mbi zhvillimet ekonomike në vendet e Evropës Juglindore si një Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.
Numri i parë i raportit mbulon zhvillimet e fundit ekonomike, përfshirë ndikimin e krizës së eurozonës në vendet e Evropës Juglindore si dhe politikat e përshtatshme për stabilitet dhe rritje afatgjatë në rajon.

//lajmifundit//
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi