Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

FMN, Bell: Kujdes me borxhin publik! Rritja ekonomike parashikohet 2.7% Empty FMN, Bell: Kujdes me borxhin publik! Rritja ekonomike parashikohet 2.7%

Thu 23 Jun 2011 - 16:06
TIRANE—Lajmifundit—Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar Gervin Bell bëri thirrje sot gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e financave dhe guvernatorin e Shqipërisë që të bëhet kujdes me treguesit e borxhit publik. “Është rrezik niveli i lartë i borxhit publik “, theksoi Bell. Ai insistoi se parashikimi i FMN-së për rritjen ekonomike në Shqipëri është në 2.7 %. Më herët ministri Bode u shpreh se pret që rritja ekonomike të kalojë në shifrën 5%. Bell bëri thirrje gjithashtu që buxheti të bazohet mbi pritshmërinë realiste dhe jo mbi pritshmëri pozitiviste siç është bërë deri më tani. Në këtë kuptim Bell sugjeroi që buxheti mund të bazohet mbi pritshmëri që krijohet në konsulte me institucione të pavarura apo me organizatat e huaja. Nëse zhvillimet ekonomike nuk ecin siç duhet, tha Bell atëherë mund të shihet edhe ndonjë rritje taksash.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi