Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Topi: Shqipëria, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon Empty Topi: Shqipëria, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon

Thu 14 Apr 2011 - 13:00
Kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi mbajti sot fjalën e tij të rastit në kuadër të forumit të 14 ekonomik të euroazisë. “Sot, Shqipëria është e angazhuar t’i bashkohet BE-së për të cilën ka një Marrëveshje të Stabilizim Asociimit që prej vitit 2009. Shqipëria është anëtare e NATO-s, gjithashtu e OSBE-së, Bankës Botërore, FMN-së, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi”, theksoi Topi. Pas një periudhe stanjacioni të zhvillimit ekonomik, theksoi Topi, Shqipëria këto dhjetë vitet e fundit ka regjistruar një rritje ekonomike mesatare vjetore 6 për qind; ka një inflacion të shënjestruar në kufijtë 3 plus minus 1 për qind; ka një kurs këmbimi fleksibël; ka një rrjet bankar tregtar të zhvilluar, ku operojnë 16 banka private, me 511 degë në mbarë Shqipërinë dhe një rrjet sigurimesh, të gjitha këto pronësi tërësisht, ose pjesërisht të kapitalit të huaj”, theksoi ai. Topi ka theksuar se Shqipëria është një faktor paqeje dhe stabiliteti. “Aktualisht Republika e Shqipërisë është një faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Vendi ynë, tashmë si një anëtar aktiv i Aleancës euroatlantike, ka marrëdhënie shumë të mira me të gjithë vendet fqinj të saj dhe në veçanti me ato vende ku shqiptarët janë ura solide të miqësisë, si në Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi”, tha Topi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi