Shqiptarët si faktor stabiliteti
Tue 22 May 2012 - 3:14
Prof. Valbona Zeneli
Ish- paraushtarakët shqiptarë në Luginë të Preshevës e në Maqedoni lëshuan paralajmërime se do të rigrupohen në qoftë se vazhdon arrestimi i shqiptarëve në rajon. A duhen vendosur dy seritë e arrestimeve të shqiptarëve në Serbi e Maqedoni në të njëjtën shportë, siç e shtron pyetjen revista amerikane SeTimes? Valbona Zeneli profesore e sigurisë kombëtare në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë Xhorxh C. Marshall në Garmish-Partenkirçen komenton:
Nuk ka arsye të mendosh se ish-luftëtarët shqiptare do të rigrupohen në të dyja vendet vetëm për llogari të ngjarjeve më të fundit. E vërtetë, këto lloj ngjarjesh rrezikojnë të ndezin gjendjen. Çdo përshkallëzim përfundimtar i tensioneve kërcënon sigurinë e paqen në rajon; dëmton nevojën për një marrëdhënie normale mes Serbisë e Kosovës; ndikon negativisht mbi vazhdimësinë e bisedimeve teknike dhe më e rëndësishmja, zbatimin e marrëveshjeve të arritura së fundmi. Shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë një faktor stabiliteti e strukturat politike të tyre vepruan mençurisht në dënimin e vrasjeve të pesë civilëve e në angazhimin për të nxjerrë autorët e krimit përpara drejtësisë, pavarësisht nga etnia. Ata kanë kontribuar e duhet të vazhdojnë të veprojnë si shtetas të përgjegjshëm të Maqedonisë, për begatinë e vendit dhe integrimin e tij në institucionet euro-atllantike. Masat parandaluese nga komuniteti ndërkombëtar — SHBA, BE, OSBE — dhe bashkëpunimi rajonal janë të nevojshme, si për të zgjidhur çështjet e vjetra, ashtu edhe për të vështruar përpara tek e ardhmja, janë të nevojshme për stabilitetin e sigurinë në rajon.

- Topi: Shqipëria, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon
- Çka mendoni për x-faktor dhe për jurinë e X-faktor
- Rama: Myslimanizmi i shqiptarëve, faktor në refuzimin e statusit
- “Do t’i vras shqiptarët” – Statusi detyron tre shqiptarët ti thyejnë nofullën grekut të “Agimit të A
- Shqiptaret martohen me maqedon, maqedonaset s’i duan shqiptarët!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi