31 shtete, rritje më të lartë se Shqipëria
Tue 7 Feb 2012 - 18:24
Gjithsej 31 vende të planetit Tokë kanë pasur rritje ekonomike më të lartë se sa 18 për qind për periudhën 2008-2011, ose aq sa pretendon Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në lidhje me rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta "Shqip", që i referohet databazës së të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ndërkohë, 15 vende të tjera kanë pasur rritje ekonomike mes 15 dhe 18 përqindëshit dhe 144 vende nga 183 shtetet sovrane të monitoruara, kanë pasur ecuri pozitive ekonomike gjatë periudhës së krizës që filloi në fund të vitit 2008.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dy herë gjatë dy ditëve të fundit se sipas mendimit të tij, për sa kohë
Ekonomia
Kriza, Shqipëria në rrezik deflacioni
Bankat greke humbasin terren
Konfindustria: Ok uljes së interesit
që rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë 18 për qind gjatë katër viteve të fundit, kjo do të thotë se modeli ekonomik i vendit është i suksesshëm përkundrejt modeleve ekonomike të Europës Perëndimore e SHBA-ve, të cilat rezultuan të dështuara.
Sipas llogarive të Fondit Monetar Ndërkombëtar, rritja ekonomike e Shqipërisë mes viteve 2008 dhe 2011, ka qenë 9.6 për qind dhe jo 18 për qind. Me vlerësimin e FMN, 88 vende të planetit kanë pasur performancë ekonomike më të mirë se sa Shqipëria.
Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto varet nga shumë faktorë, por kryesori është niveli ekonomik i vendit që merret në shqyrtim në raport me vendet me të cilat krahasohet. Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë ku niveli ekonomik është i ngjashëm me vendet e Afrikës Nënsahariane.
Fondi Monetar Ndërkombëtar grumbullon të dhëna makroekonomike nga e gjithë bota dhe i publikon ato në faqen e vet të internetit. Duke marrë për bazë krahasimi periudhën 2008-2011, rezulton se Katari ka pasur rritje ekonomike prej 55 përqindësh, si pasojë e naftës, pasuar nga Afganistani me 40 për qind, Kina me 32 dhe Timor Leste me 29 për qind.
Bangladeshi, Ruanda, Vietnami, Sri Lanka, Zambia, Indonezia, Nigeria, Uzbekistani, Laosi e të tjera, janë disa nga vendet që kanë pasur rritje më të madhe ekonomike se sa 18 për qind që pretendohet nga Kryeministri dhe shumë më të lartë se sa shifrat e FMN-së.
Krahasimi
Krahasimi i ecurisë së ekonomive të ndryshme të planetit është një degë e veçantë e ekonomisë, ku vetë ritmi i rritjes ekonomike konsiderohet një e dhënë tërësisht e pamjaftueshme për të parë performancën.
Rritja ekonomike e Katarit p.sh. nuk mund të konsiderohet sukses për shkak se varet nga sasia e naftës dhe e gazit dhe kjo e fundit varet nga vullneti i Zotit, jo i qeverisë.
E njëjta gjë mund të thuhet për Afganistanin, një vend i torturuar nga lufta e gjatë, ku mjafton ekzistenca e një qeverie qendrore për të sjellë kthim në normalitet dhe rritje të prodhimit.
Nga ana tjetër, është e njohur tashmë që prej 100 vjetësh se vendet e varfra kanë mundësi të rriten ekonomikisht më shpejt se sa vendet e pasura dhe se sa më i madh të jetë hendeku, aq më e shpejtë është rritja ekonomike e të varfërve.
Përveç avantazhit të prapambetjes, Shqipëria ka edhe avantazhin e afërsisë gjeografike, pasi ndryshe nga Afganistani, vendi ynë gjendet pranë Europës së zhvilluar.
Polonia p.sh, e cila është më afër vendeve të pasura se sa Shqipëria, por gjithashtu ka nivel ekonomik tre herë më të lartë se ne, ka arritur të rrisë ekonominë e vet me 9.5 për qind gjatë katër viteve, po aq sa është rritur edhe ekonomia e Shqipërisë sipas vlerësimit të FMN.
Kina, e cila ka të njëjtin nivel ekonomik me Shqipërinë sa i përket PBB për frymë, ka arritur të rritet dy herë më shpejt se Shqipëria gjatë kësaj periudhe krize.
Rritja ekonomike 2008-2011 në %
Shqipëria-Berisha 18
Shqipëria-FMN 9.6
Katari 55
Afganistani 40
Kina 32
Etiopia 28
Singapori 19.6
Kosova 12.6
Polonia 9.5
SHBA 1
Gjermania 1
Italia -3.4
Greqia -11.5

- AlboKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4141
Hobi : bisede
Vendndodhja : alb
Anetaresuar : 20/11/2010
Re: 31 shtete, rritje më të lartë se Shqipëria
Tue 7 Feb 2012 - 18:37
Fol o Sal perralla fol,se te ka ardh koha.
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: 31 shtete, rritje më të lartë se Shqipëria
Tue 7 Feb 2012 - 19:18
Me 50% papunesi, qysh e mat rritjen ekonomike Saliu, me b*th apo me trru te kalbur?!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi