Shqipëria, ndër vendet me vdekshmëri më të lartë foshnjore
Wed 29 May 2013 - 3:20
TIRANË- Raporti më i fundit i publikuar nga “Save the Children” e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekshmërinë foshnjore më të lartë. Sipas raportit 18% e vdekjeve nën moshën 5-vjeçare ndodhin në ditën që lind fëmija, ndërsa 50% ndodhin brenda muajit të parë të lindjes. Sipas raportit në Europën Qendrore dhe Lindore, rreziku i vdekjes në ditën e lindjes është më i lartë në Shqipëri, Turqi dhe Rumani. Shqipëria ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë në ditën e parë të lindjes nga çdo vend tjetër në Gadishullin Ballkanik.
“Bota ka bërë progres të jashtëzakonshëm që nga viti 1990 në reduktimin e vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Numri i fëmijëve që vdesin nën 5 vjeç në mbarë botën çdo vit është ulur me mbi 40%, nga 12 milionë – 6.9 milionë. Por, pak progres është bërë për foshnjet e porsalindur të cilët janë më të rrezikuar nga të gjithë”, thuhet në raport.
Sipas këtij raporti dita më kritike për jetën e foshnjës është dita e parë e lindjes. Ky përfundim është arritur pas një hulumtimi të thellë në statistika.albnews.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi