Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shkatërrohet varri monumental i shekullit IV para Krishtit Empty Shkatërrohet varri monumental i shekullit IV para Krishtit

Thu 31 May 2012 - 20:24
Shkatërrohet varri monumental i shekullit IV para Krishtit ImagesSipas specialisteve, personat qe kryenin punimet, ne vend qe te deklaronin zbulimin, e kane shkatërruar për te grabitur sendet antikeNjë varr monumental i shekullit IV Para Krishtit ne Delvinë, i zbuluar pak dite me pare, është shkatërruar me ekskavator për ta grabitur. Objekti i periudhës antike i vendosur shumë pranë tumave të Bajkajt dhe vetëm disa kilometra larg rrënojave të Foinikes është gërmuar nga mjeti i rende për disa dite. Sipas specialisteve, personat qe kryenin punimet, ne vend qe te deklaronin zbulimin, e kane shkatërruar për te grabitur sendet antike. Arkeologët kanë mundur të gjejnë eshtrat e të paktën një personi dhe shumë pak objekte që u neglizhuan nga grabitësit, si copa enësh në qeramikë të së njëjtës periudhë dhe një peshore balte. Varri përfaqëson një prej gjetjeve më unike në Epirin e dikurshëm për nga struktura, ornamentet dhe arkitektura e brendshme. Policia e Delvinës, pas denoncimit te komunës si dhe drejtorisë së Monumenteve në Sarandë mësohet se ka ndaluar disa persona. Por sipas shefit të komisariatit, Altin Demiraj, ata po hetohen në gjendje të lirë për shkak se objekti nuk gjendej ne listën prej 119 monumentesh qe mbrohen nga shteti.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi