- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Shkatërrohet varri i Enver Hoxhës, flet Iliri
Wed 13 Jun 2012 - 19:39
Luela Myftari
Varri i Enver Hoxhës në varrezat e Sharrës është dhunuar. Ngjarjen e ka denoncuar dje në polici familja Hoxha, ndërkohë që djali Iliri, në një prononcim për “Shekullin” e konfirmoi ngjarjen. Varri i Enver Hoxhës është dëmtuar më pak edhe disa herë të tjera, por pamjet në fotografi tregojnë se kësaj here pjesa e sipërme e varrit është shkatëruar thuajse tërësisht.
Eshtrat e Enver Hoxhës prehen aktualisht në varrezat publike të Sharrës, pasi u zhvarrosën nga “Dëshmorët e Kombit” ku ai që njihet si “heroi i klasës punëtore” u varros me nderime pas vdekjes në prill 1985.
Enver Hoxha ishte udhëheqësi i Shqipërisë për 40 vjet, nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje (1985), në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës (ish-Partia Komuniste). Ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Mbrojtjes në vitet 1944-1953, të Ministrit të Punëve të Jashtme në vitet 1946-1953 dhe të Kryeministrit në vitet 1946 – 1954.
Megjithëse kanë kaluar mbi dy dekada nga rënia e komunizmit, ditën e lindjes (16 tetor) dhe ditën e vdekjes së Enver Hoxhës (11 prill) në varrin e tij në Sharrë zhvillohen homazhe, në të cilat marrin pjesë veç qytetarëve, edhe Nexhmije Hoxha dhe pjesëtarët e tjerë të familjes Hoxha.
Djali i Enver Hoxhës: Aktet ushqehen nga propaganda e egër që ka rinisur. Sot flasin për 100 vjetor dhe bëjnë sikur harrojnë që është protagonist i 50 viteve pavarësi
Ilir Hoxha: Prishje vandale, dëshmitarët thanë që ka ndodhur në mes të ditës
Djali i Enver Hoxhës, Iliri ka qenë i pari që është njoftuar për prishjen e varrit. Në një bisedë telefonike me Shekullin, ai thotë që ka denoncuar ngjarjen në polici.
Zoti Ilir, kur e konstatuat prishjen e varrit?
Dje në datën 8 qershor më njoftuan që ishte shkatërruar varri i babait tim, Enver Hoxha. Vajta menjëherë. Nuk është hera e parë që ndodh, por kësaj here ishte kryer një prishje vandale gjë që shihet edhe nga fotografia. Siç më thanë, ishte bërë në mes të ditës.
Çfarë keni konstatuar si familje, kush dhe pse i bën veprime të tilla?
Çdo herë që ndodh lidhet me data historike, në të cilat Enver Hoxha ka qenë protagonist, si eshte 29 Nentori, 11 Janari, 8 Nentori etj, por edhe në eventet personale të tij si ditëlindja apo data e vdekjes. Kurse ngjarja e kësaj rradhe për ne si familje lidhet me 100 vjetorin e pavarësisë. Sepse po bëhet nje propagandë e egër kundër figurës së Enver Hoxhës, pa kursyer as Luftën NÇL që ai udhëhoqi dhe që është një nga faqet më krenare të historisë sonë. Flasin për 100 vjetorin dhe bëjnë sikur harrojnë që gati 50 vjet nga këto lidhen me emrin e Enver Hoxhës në krye të shtetit.
A denoncuat në polici?
Pasi shkova pashë te varri, më pas menjeherë vajta në polici. Bëra denoncimin për dhunimin e varrit të Enver Hoxhës. I takon shtetit të mbrojë banesën e fundit të shtetasve të tij, qofshin këto në varreza publike apo varret e dëshmorëve, si dhe figurave të tjera historike. Prandaj edhe ne kerkojmë nga shteti që të merren masa dhe t’i jepet fund këtyre akteve barbare që nuk nderojnë askënd.
Ceremonia mortore, prill 1985
Varri i parë i Enver Hoxhës te Dëshmorët e Kombit në vitet ‘80
Kuriozitet
Në filmin Hollivudian thriller të vitit 2006 “Inside Man” me regji të Spike Lee, një fjalim shumë i njohur i Enver Hoxhës mbajtur në Gjirokastër, është pjesë e skenarit. Fjalimi i Hoxhës, me shumë zgjuarsi përdoret nga banditet për t’i ndërlikuar punën identifikuese forcave të policisë. Gjatë momentit të kryerjes së arratisjes nga banka që kishin vjedhur, banditët kishin vënë regjistrimin e Hoxhës, për t’i lënë ti kuptojë policisë që ata ishin ende brenda në bankë.
Dy shtatoret e mëdha
Menjëherë pas vdekjes së Sekretarit të Parë të PPSH Enver Hoxha, lideri pasardhës i tij Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike propozon që në qëndër të Tiranës dhe të vendlindjes në Gjirokastër të ngrihen dy shtatore të tij (në foto). Gjithashtu u vendos që Universitetit të Tiranës i vihet emri Enver Hoxha, po ashtu portit kryesor të Durrësit dhe disa uzinave dhe hidrocentrale. Monumenti i Hoxhës u përurua në vitin 1988 dhe ishte 8 metra e lartë. Më 20 shkurt 1991 ai u rrëzua nga protestuesit, rrëzimi i tij simbolizonte edhe rënien e komunizmit
Enver Hoxha, një biografi e shkurtër e diktatorit proletar
Enver Hoxha lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen “Palorto”, Gjirokastër. Por për ditëlindjen e tij ekziston një çertifikatë lindje e përdorur nga vetë Enveri për t’u regjistruar në fakultetin e Montpelejesë e cila shumë qartë tregon që ditëlindja e tij është 3 tetor 1908.
Fëmijëria
Enveri ishte djali i dytë pas Beqirit, dhe vëllai i tre motrave Fahrie, Haxhos dhe Sanijes. Nëna e tij quhej Gjylihan, babai Halil. Sipas disa bibliografive Enveri u edukua dhe u ndikua ne formimin e karakterit nga xhaxhai i tij të cilin e thërriste baba Ceni, ndërsa babait Halilit i cili kishte emigruar para lindjes së tij në SHBA, i thërriste xhaxha.
Mësimet e para i mori në Gjirokastër 1917-1924, liceun e nisi në vendlindje më 1924 por më pas e vijoi në Liceun e Korçës më 1927-1930. Vitet e qëndrimit në Korçë luajtën rol të rëndësishëm për formimin revolucionar të të riut Hoxha.
Rinia
Në tetor 1930 Enver Hoxha fiton të drejtën e studimit bursa iu dha për në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (specialiteti i biologjisë) në Universitetin e Montpeljesë, Francë. Në mars të vitit 1934 i ndërpritet bursa nga Ministria e Arsimit, më pas shkon në Paris ku qëndron gjer nga fundi i vitit 1935. Më pas arrin të sigurojë punë në Bruksel, si nëpunësi i vetëm i konsullatës shqiptare në Belgjikë. Pas disa muajsh, në fillim të verës 1936, pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij marksiste.
Komunizmi
Në korrik të vitit 1936 Enver Hoxha kthehet përfundimisht në atdhe. Në prill të vitit 1937 mundi të sigurojë një vend si profesor me orë në Liceun e Korçës. Shumë shpejt Enver Hoxha rivendos lidhjet me grupin komunist “Puna”. Më 12 dhjetor 1939 pushohet nga puna, deri në tetor 1941 ai e mbulon veprimtarinë e tij revolucionare me “profesionin e shitësit-tregtar” në dyqanin “Flora”, kurse pas demonstratës së 28 tetorit 1941 u hodh në ilegalitet. Më 8 nëntor 1941, përfaqsuesit e të tre grupeve komuniste, të Korçës, të Shkodrës dhe të të rinjve themeluan Partinë Komuniste Shqiptare.
John Baines te varrin i Enver Hoxhës në 1989
Në vitin 1989, John Baines i njohur me emrin e artit Atila, i infiltruar midis fansave të futbollit, arriti të siguronte një vizë hyrëse për në Shqipëri, më qëllim ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Anglisë dhe Shqipërisë. Ndërmjet shumë anekdotave dhe ngjarjeve të ndodhura në këtë udhëtim të veçantë, vizita e Atilës arriti kulmin me koncertin punk të paplanifikuar më parë, në ambientet e Hotel Dajtit, hotelit të famshëm në shërbim të turizmit të varfër. Atila i shoqëruar nga grupi muzikor i Hotel Dajtit, ndër të tjera interpretoi dhe këngë si “Blitzkrieg Bop” nga Ramones, duke e kthyer këtë ngjarje spontane në një nga performancat e para Punk në Tiranë. Ai vizitoi gjithashtu varrin e Enver Hoxhës ku bëri fotografinë e mësipërme. Kjo fotografi dhe disa të tjera të bëra nga ky artist britanik në 1989, u ekspozuan 20 vjet më pas në Tiranë.shekulli

- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: Shkatërrohet varri i Enver Hoxhës, flet Iliri
Wed 13 Jun 2012 - 19:41
trima cunat merren me te vdekurit se sa ishte gjalle ....
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi