Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Fytyra e dytë e Enver Hoxhës... Empty Fytyra e dytë e Enver Hoxhës...

Fri 24 Aug 2012 - 14:52
Fytyra e dytë e Enver Hoxhës... Maska-enveri-pasditetchArdit Rada

Krijimi i një maske është art më vete që i ka rrënjët që në lashtësi. Ato janë përdorur jo vetëm për të fshehur fytyrën gjatë një krimi, por edhe si aksesorë për festime të ndryshme si ballot e vallëzimit, festat e karnavaleve në kultura të ndryshme etj. Por pakkush e di se ekzistojnë edhe ato që quhen maska mortore. Të tilla u janë bërë personaliteteve të famshme të historisë botërore, duke nisur që nga faraoni Tutankhamun e deri te Napolon Bonaparti, Vladimir Lenin etj.

Maska e Enverit

Kultura e maskave të vdekjes është relativisht e re në vendin tonë. Madje, deri më tani vetëm dy të tilla janë zbuluar. Ajo e At Gjergj Fishtës dhe e... Enver Hoxhës. Një kërkim i thjeshtë në fondet e Muzeut Historik Kombëtar na tregon se edhe figurat shqiptare nuk i kanë shpëtuar maskëssë vdekjes. Imazhi i fundit i Enver Hoxhës është matrikulli me numër 3786 ndërsa maska është bërë një javë pas vdekjes së ishdiktatorit, në prilli të vitit 1985. Maska e vdekjes së Enverit nuk është ekspozuar kurrë dhe shumë pak persona, madje edhe punonjësit e Muzeut Historik Kombëtar, nuk e dinë ekzistencën e saj dhe habiten kur i pyesim nëse mund ta shohim. Megjithatë, në qarqet e etnografëve dhe historianëve qarkullojnë zëra se edhe Avni Rustemi e ka një të tillë. Por përse duhet ky imazh i fundit i tipareve të fytyrës në allci? Një kujtim i pamjes së fundit për familjarët e Hoxhës, apo një amanet i tiji për të imituar Stalinin dhe Leninin? Ku i dihet! E megjithatë kjo maskë nuk i ngjason fare ‘Komandantit Legjendar’ dhe nuk të përcjell madhështinë me të cilën jemi mësuar ta shohim së gjalli, ndërsa familjarët e tij nuk janë interesuar kurrë ta marrin atë imazh të njeriut që për to është i dashur.

Si u realizua maska

Një ditë prilli të vitit 1985, një grup formatorësh u porositën për një punë që në atë kohë konsiderohej sekrete. Misioni ishte sa urgjent, aq edhe i veçantë. Enver Hoxha kishte vdekur dhe kërkesa, ndoshta e lënë prej tij si amanet, ishte që t’i merreshin tiparet e fundit pas vdekjes. Skulptorët e ngarkuar për materializimin e mimikës së Hoxhës nuk kanë folur kurrë për këtë, madje edhe sot është vështirë t’u bësh një pyetje. Montaz Dhrami, personi që drejtoi punimet, e konsideron maskën si diçka pa vlerë pasi nuk i ruan tiparet kryesore të Hoxhës. Kufoma i kishte humbur pas një jave që qëndronte në arkivolin me frigorifer. Maska u realizua në masa të forta sigurie, me prezencën e efektivëve të Sigurimit të Shtetit, në sallën ku trupi i Hoxhës qëndroi plot një javë për homazhe. Ndërkohë, dyshohet se në arkivin e Muzeut Historik Kombëtar ekzistojnë edhe maskat e Alqi Kondit, Hysni Kapos dhe Karamahmut Pashës.







"1 javë pas vdekjes i kish humbur tiparet”

“Po përse e doni ju këtë tani? Ajo i përket së shkuarës!” Kjo është përgjigja me të cilën skulptori Montaz tepër rreth realizimit të maskës së Enver Hoxhës. Po çlidhje ka Dhrami me këtë histori? “Nuk e kam bërë unë maskën... Ishin dy punëtorë të tjerë që quhen formatorë. Unë drejtova vetëm punimet dhe solla allçinë” – rrëfen Skulptori i Popullit pas bindet të tregojë. I kontaktuar nga ‘Shekulli’ zoti Dhrami tregon episodet komike gjatë marrjes së maskës së Enverit: “Më thirrën mua dhe dy punëtorë të tjerë. Solla allçinë dhe e përgatita ndërsa dy të tjerët morën formën. E ulëm trupin e Enverit nga podiumi dhe i hodhëm allçinë në surrat ndërsa punonjësit e Sigurimit që na ndiqnin gjatë procesit u skandalizuan teksa shihnin udhëheqësin në atë gjendje”. Skulptori Montaz Dhrami pranon se veç Enverit dhe Fishtës zëra ka pasur për ekzistencën edhe të maskës së Mitrush Kutelit, por autori i saj nuk dihet. “Thonë që ekziston edhe e Kutelit, por s’e di... Ajo (maska) e Enverit kot që u bë. Pas një jave që kishte vdekur ai i kishte humbur tiparet kryesore dhe maska s’kishte vlerë”. Skulptori nuk tregon se nga kush u porosit, por kur ai insistoi t’ia merrte maskën Enverit direkt pas vdekjes, familjarët e Hoxhës nuk pranuan nga frika se mos i prishej lëkura.







Si u ruajt maska e At Gjergj Fishtës

Janë të paktë personalitetet shqiptare të cilëve u janë marrë maskat pas vdekjes. Skulptorët dhe studiuesit kanë hedhur edhe më parë dyshime mbi ekzistencën e maskave të Mitrush Kutelit dhe Avni Rustemit, ndërsa të vërtetuara deri tani janë ato të Enver Hoxhës dhe At Gjergj Fishtës. Këtij të fundit ia përgatitën priftërinjtë françeskanë, urdhër të cilit i përkiste edhe Fishta. Në fakt, nuk kishte si të ndodhte ndryshe me një figurë emblematike të historisë letrare, politike e shpirtërore të shqiptarëve. Por rëndësia e tij nuk ishte i vetmi kusht për t’ia marrë maskën mortore. Urdhri Françeskan e ka si traditë këtë procedurë. Mësohet se maskën e At Gjergj Fishtës e ka realizuar At Justin Rrota, në dhjetor të 1940, kur At Fishta ndërroi jetë. Ajo është fotografuar disa herë nga Gegë Marubi ndërsa gjatë diktaturës është ruajtur fshehurazi nga Tom Leci në Shkodër.





Çfarë janë maskat e vdekjes?

Në kulturat perëndimore, një maskë vdekje bëhet me dyllë, plastikë ose allci. Ajo është pamja e fundit e fytyrës së një të vdekuri. Maskat mortore merren në çastet e para të vdekjes së një personi dhe mbi bazën e tipareve që ajo fikson, krijohen portretet në vazhdim. Pak a shumë është një dokument i tipareve fizike të dikujt që nuk do ta shohim më të gjallë.





Si kanë shërbyer për shkencën

Maskat e vdekjes janë përdorur gjithnjë e më shumë nga shkencëtarët duke nisur që nga shekulli i XVIII për të vërejtur ndryshimet në fizionominë e njeriut. Ato krahasoheshin me maskat e gjalla, pra maska e vdekjes së një personi studiohej për të parë ndryshimet që kishte pësuar duke iu referu-ar një maske tjetër të marrë atij gjatë kohës që ishte i gjallë. Për antropologët, maskat mortore kanë shërbyer për të studiuar karakteristikat e personave të famshëm, por edhe të kriminelëve famëkeq. Ato janë përdorur gjithashtu për të mbledhur të dhëna mbi dallimet racore mes njerëzve.



Maskat më të famshme

E para maskë vdekje i përket faraonit egjiptian Tutankhamun ndërsa me kalimin e kohës, egjiptianët iu përkushtuan më tepër balsamosjes se sa maskave mortore. Duke nisur që nga mesjeta e deri në ditët tona, maskat e vdekjes u kthyen në një procedurë për çdo person të famshëm që vdiste. Këto maska nuk janë varrosur me të vdekurin, por qëndrojnë të ekspozuara në muze të ndryshëm të botës. Ndër më të famshmet janë maskat e Ludvig Van Bethoven, Dante Aligerit, Volterit, Napolon Bonapartit, Lenini etj. Në Romën e Lashtë maskat e vdekjes përdoreshin kryesisht për të ngritur më pas statuja të mermerta.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi