Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ekzekutimi i kosovarit në Durrës, dyshohet nga vrasës me pagesë Empty Ekzekutimi i kosovarit në Durrës, dyshohet nga vrasës me pagesë

Fri 1 Jun 2012 - 17:28
Ekzekutimi i kosovarit në Durrës, dyshohet nga vrasës me pagesë 49897_6DURRËS -Ekzekutohet
në pritë një 44-vjeçar nga Kosova. Skënder Spahia nga Prishtina, i cili
ndodhej me pushime në Durrës u qëllua për vdekje me 4 plumba pistolete.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të
ditur se ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e së mërkurës në zonën e
Shkëmbit të Kavajës. Mësohet se kosovari u vra në prani të një femre nga
Bullgaria, me të cilën pohohet se bashkëjetonte. Policia ka shkuar
menjëherë në vendngjarje, por e ka pasur mjaft të vështirë të hedhë
dritë mbi krimin, kjo edhe për shkak se viktima është nga një tjetër
vend, gjë për të cilën i është kërkuar ndihmë homologëve nga Kosova.
Paraprakisht dyshohet se babai i dy fëmijëve mund të jetë vrarë për
prishje pazaresh, por policitë e dy vendeve po hetojnë dhe në pista të
tjera për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
VRASJA
Rreth
orës 24:00, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pranë një pallati, është
vrarë me armë zjarri Skënder Spahia, lindur e banues në Prishtinë.
Ekzekutimi i Spahisë është kryer në kohën kur ai sapo kishte zbritur nga
automjeti i tij dhe po i drejtohej pallatit ku banonte së bashku me një
femër, me të cilën ai bashkëjetonte. 44-vjeçari është qëlluar njëherësh
(në distancë të afërt) nga 2 vatra zjarri me pistoleta dhe ka vdekur në
vend. Më pas, autorët janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga
errësira e natës. Krismat e armës kanë alarmuar banorët, disa prej të
cilëve kanë dalë në ballkone për të parë se çfarë po ndodhte. Pas
marrjes së informacionit, uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje
dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.
HETIMI
Burime
pranë grupit hetimor sqarojnë se viktima së bashku me gruan, me të
cilën bashkëjetonte (rezulton të jetë shtetase bullgare) pasi kishin
darkuar në një restorant që gjendet pranë Universitetit "Aleksandër
Moisiu" po ktheheshin në zonën e Shkëmbit të Kavajës me automjetin
'Citroen' me targë AA 635 CG. Sapo kanë mbërritur pranë pallatit ku
banonin te Shkëmbi i Kavajës dhe kanë dalë nga makina, pranë tyre janë
shfaqur 2 persona të armatosur me pistoleta, të cilët kanë qëlluar disa
herë mbi 44-vjeçarin duke e lënë atë të vdekur në vend. Nga këqyrja e
kufomës rezultoi se Skënder Spahia kishte pësuar 4 plagë plumbash, prej
të cilëve një në kokë dhe 3 në trup. Grupi hetimor ka marrë në pyetje
gruan në cilësinë e dëshmitares okulare. Ajo ka rrëfyer për darkën në
Durrës si dhe momentet e ekzekutimit, por pa mundur të përcaktojë
tiparet e vrasësve për shkak të errësirës së plotë në vendin e ngjarjes.
Policia gjatë gjithë natës deri në mëngjesin e djeshëm ka mbajtur të
bllokuara rrugët e qytetit dhe të plazhit, pa mundur të arrijë ndonjë
rezultat konkret. Gjithashtu, policia ka marrë informacion të plotë mbi
lëvizjet e mjeteve që kanë kapërcyer kufirin në Morinë, Qafë-Thanë si
dhe Muriqan e Han i Hotit. Kjo duke dyshuar edhe në origjinën e
vrasësve, për shkak se konflikti mund të ketë qenë i importuar nga
Kosova. Drejtuesit e policisë së Durrësit kanë kontaktuar me homologët e
tyre kosovarë për të mësuar më shumë për personalitetin e viktimës.
Ndërkaq, burimet e mësipërme sqarojnë se në vrasjen e kosovarit dyshohet
të jenë përfshirë edhe persona të tjerë. Nisur nga saktësia e
goditjeve, ndonëse në një mjedis të errët për shkak të natës, ka dyshime
se ekzekutorët mund të kenë qenë persona të specializuar dhe të
aftësuar si vrasës me pagesë.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi