Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Foto simbol e luftës në Vietnam, protagonistja rrëfehet pas 40 vjetësh Empty Foto simbol e luftës në Vietnam, protagonistja rrëfehet pas 40 vjetësh

Fri 1 Jun 2012 - 20:41
Foto simbol e luftës në Vietnam, protagonistja rrëfehet pas 40 vjetësh 55005KANADA - “E kam kaluar jetën duke u përpjekur të arratisem nga kujtimet, por ajo foto mi rikthen sërish në mendje”- kështu shprehet protagonistja e fotos që u bë simbol i luftës së Vietnamit, 40 vjet më parë, ku Kim Phuc, në atë kohë një vajzë e vogël, shfaqet pa rroba, e tmerruar duke qarë në rrugë.

Ishte 8 qershori i vitit 1972 kur një avion luftarak vietnamez lëshoi municione mbi fshatin e vogël Trang Brang. Brenda një minute u shkatërrua gjithçka. Në fakt ishte një gabim, i cili u kushtoi shumë banorëve të zonës.

Fotografi Huynh Cong ndodhej në një makinë pranë zonës, kur pa vogëlushen Kim teksa vraponte në rrugë e zhveshur, pasi kishte grisur me vështirësi rrobat që i kishin marrë flakë. Ai e fiksoi atë moment në aparatin e tij dhe fotografia u shndërrua në simbol.

Pas shumë vuajtjesh, 17 ndërhyrjesh kirurgjikale, përndjekjesh e dënimesh, Kim Phuc është sot një grua e bukur, që jeton e lumtur në Kanada me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, njërin prej të cilëve e ka quajtur Huan, që do të thotë Shpresë.

Pasi u martua me Bui Huy Toan, Kim u bë shtetase kanadeze në vitin 1996. Në 1997 u emërua ambasadore e UNESCO-s dhe pas 2 vjetësh biografia e saj u bë e njohur në të gjithë botën.

Tashmë, 40 vjet pa luftës ajo tregon se autori i asaj fotografie i shpëtoi jetën, por ai imazh u shndërrua në një dënim, pasi vazhdon të mbajë të gjalla në mendjen e saj horroret e Vietnamit të asaj kohe.

(er.nu/corriere/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi