Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Trashëgimia kinematografike në Ballkanin Perëndimor Empty Trashëgimia kinematografike në Ballkanin Perëndimor

Sat 2 Jun 2012 - 2:45
Projekti trevjeçar “Memorja e Ballkanit” që inaugurohet sot në Zagreb përfshin Arkivin Qendror Shtetëror Shqiptar të Filmit në një proces të rëndësishëm për arkivat filmikë të rajonit. Objektivi është që të zhvillohen hapat e parë për një politikë ambicioze në fushën e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kinematografike dhe audiovizuale në Ballkanin Perëndimor.

Konferenca në Zagreb shërben për të rritur ndërgjegjësimin tek vendimmarrësit për të investuar, për të siguruar menaxherë arkivash me njohuritë dhe metodologjinë e duhur për dixhitalizimin dhe menaxhimin e fondit audiovizual dhe për të përforcuar aftësitë e profesionistëve për vlerësimin e koleksioneve audiovizuale dhe filmike. Ndërsa në muajin nëntor do të mbahet në Tiranë, një seminar mbi ruajtjen dhe restaurimin e kësaj trashëgimie.

“Memorja e Ballkanit” është një projekt 3-vjeçar (2012-2014) drejtuar nga Instituti Ndërkombëtar Audiovizual (INA) në bashkëpunim me Qendrën Audiovizuale Kroate, Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, Shqipëri dhe Copeam, Itali. Në projekt marrin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat nuk janë pjesë e BE-së dhe projekti është financuar nga Komisioni Evropian.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi