Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Vullkani qe mund te sjelle fundin e botes Empty Vullkani qe mund te sjelle fundin e botes

Sun 3 Jun 2012 - 13:30
Vullkani qe mund te sjelle fundin e botes Vullk2


Shpërthimi i një “supervullkani”, një fenomen natyror në gjendje që të shfarrosë qytetërimin nga faqja e planetit, është një ngjarje që ndodh shumë më shpesh nga sa mendohet.
Ndërsa një meteor si ai që besohet se i dha fund jetës së dinosaurve godet planetin mesatarisht një herë në 70 mijë vjet, vullkane gjigante ndodhin një herë në disa mijëra vjet, por një shpërthim i tillë mund të formohet edhe brenda disa qindra viteve, tregojnë studimet e reja.
Lajmi i keq për të gjithë është se shkencëtarët besojnë se një vullkan tejet i fuqishëm është duke u formuar nën parkun kombëtar të “Yellowstone” në SHBA.
Nëse parashikimet dalin të vërteta, dy të tretat e SHBA-së do të mbuloheshin nga pluhuri dhe do të bëheshin të pabanueshme, ndërsa epoka e akullnajave do të rikthehej si pasojë e ftohjes drastike që do të shkaktohej nga akumulimi i reve vullkanike, që do të pengojnë dritën e diellit.
Në të shkuarën, shkencëtarët besonin se grumbullimi i magmës dhe formimi i presionit për shpërthimin e saj kërkonte 100-200 mijë vite për t’u formuar.
Megjithatë, studimet e reja tregojnë se koha e nevojshme për shpërthimin mund të jetë shumë e shkurtër nga sa besohej dhe që prej vitit 2004, një masë llave po rritet me shpejtësi rekord dhjetë kilometra nën tokën e “Yelloëstone”.
Lajmi i ka ridhënë jetë teorive se fundi i botës është i afërt, midis të cilave edhe teorive se ai mund të ndodhë në 21 dhjetor 2012, sipas një date të dhënë nga një kalendar i fiseve antike maja për fundin e qytetërimit dhe i portretizuar në film në një prej veprave më të suksesshme të Hollivudit (filmi “2012”).
Mbresa
Mbresa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 13566
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kendej rrotull,,
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/04/2012

Vullkani qe mund te sjelle fundin e botes Empty Re: Vullkani qe mund te sjelle fundin e botes

Sun 3 Jun 2012 - 13:38
ahh si na cmenden edhe keta
cdo dite dicka te re thone
le te behet kur ka thene zoti
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi