Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

 Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit Empty Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit

Thu 7 Jun 2012 - 17:47
Misioni i EULEX-it njofton se ka arrestuar sot njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Policit të Kosovës, Enver Zymberi.


Hetuesit e Task Forcës së EULEX-it në Mitrovicë e kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit e kërkuar në lidhje me vrasjen e policit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.

“Arrestimi u bë sot në mëngjes në Mitrovicë. Ky person është njëri nga gjashtë personat për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet ndërkombëtare në tetor 2011”, ka njoftuar Zyra për informim e EULEX-it.

Polici i njësisë Speciale të Kosovës është qëlluar me armë zjarri gjatë aksionit që Policia e Kosovës ndërmori më 25 korrik për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

(KosovaTimes)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi