- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Mbyti fëmijën 33 vjet më parë, arrestohet i dyshuari
Fri 25 May 2012 - 19:14
Një njeri që ka pranuar se ka vrarë duke e mbytur një djalosh gjashtë vjeçar, i deklaruar i humbur në vitin 1979, është arrestuar.
“Pedro Hernandez nga Maple Shade i Nju Jersey, i tha policisë se ai i zuri frymën deri në vdekje, Etan Patz, dhe e la trupin e tij në një kuti në një rrugicë”, u tha gazetarëve Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut, Raymond Kelly.
Etan u zhduk duke ecur drejt një stacioni autobusi shkollor.
Ai u bë një nga të zhdukurit e parë që shfaqen në amballazhin e kartonit të qumështit, për të kërkuar informacion mbi fëmijët e zhdukur.
Hernandez është i dyshuari i parë që arrestohet në lidhje me cështjen në fjalë. Ai punonte asokohe në një dyqan pranë shtëpisë se familjes Patz në Manhattan, Nju York.
Komisioneri i policisë, Raymond Kelly, tha në një deklaratë të mëhershme gjatë së enjtes se: "Një individ, tashmë në paraburgim, ka deklaruar për detektivët e NYPD se ishte i përfshirë në zhdukjen dhe vdekjen e Etan Patz, 33 vjet më parë".
I burgosuri ishte një fytyrë e njohur për policinë, pasi kishte punuar dhe jetuar në lagjen ku Etan ishte zhdukur, sipas stacionit lokal të NBC-së.
Etan u zhduk në 25 maj të viti 1979, ndërsa të premten ka përvjetorin e zhdukjes së tij. Në vitin 1983 presidenti amerikan Ronald Regan, shpalli 25 majin Ditën Kombëtare të Fëmijve të Zhdukur.
Etan u deklarua i vdekur nga një gjykatë në vitin 2001.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi