“18-vjeç braktisa fëmijën tim të parë”!
Tue 25 Feb 2014 - 1:10
Aktorja britanike, Tina Malone, nuk ka ngurruar aspak të rrëfehet publikisht për të kaluarën e saj.Gjatë një interviste në gazetën britanike “The Mirror”, aktorja është shprehur se në moshën 18-vjeçare e ka braktisur fëmijën e saj të parë në një jetimore.Aktorja 51-vjeçare protagoniste në shumë filma në të cilët i janë besuar role me potenciale të fuqishme, ka vijuar më tej duke u shprehur se: “ Kur e lashë fëmijën tim në jetimore, nuk kisha asnjë të ardhur e për këtë arsye nuk mund ta rrisja dot vetë”.
Malone ka pohuar se është bërë pishman nga lidhja e saj e parë e vitit ’81, sepse mashkulli me të cilin ishte lidhur ishte i papërgjegjshëm dhe fill pasi aktorja ngeli shtatëzënë me këtë të fundit, ai u dënua me burg për shkak të shkeljeve ligjore.
Prindërit e saj ishin aq të mërzitur nga marrëdhënia që vajza e tyre kishte me djaloshin, aq sa e detyruan të shkonte në një shkollë katolike, ku vajza lindi fëmijën dhe më pas e la atë, duke u kthyer e vetme në familje.
/Shekulli Online/S.H./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi