Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ia vret fëmijën 2 vjeç, përpiqet të joshë nënën e viktimës Empty Ia vret fëmijën 2 vjeç, përpiqet të joshë nënën e viktimës

Tue 5 Mar 2013 - 17:53
Ia vret fëmijën 2 vjeç, përpiqet të joshë nënën e viktimës Article-1255274-088CF6C9000005DC-686_468x312Kjo është një histori e pazakontë, ku qëllimi dhe motivi mbeten të fshehura. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa vitesh, ku një 10-vjeçar pasi ka vrarë një fëmijë 2 vjeç përpiqet me çdo kusht ta josh mamanë e viktimës. Vrasja ka ndodhur më 1993-in, ndërsa aktualisht vrasësi është 30-vjeç, ndërsa mamaja e viktimës 36-vjeç. Kjo ka ndodhur në Bootle, Merseyside.

Nëna e fëmijës 2-vjeç quhej, Sara dhe kishte filluar të flirtonte me vrasësin e fëmijës së saj, pa e ditur se kush ishte në të vërtetë. Ajo ndërpreu komunikimin me të, kur ai i dërgoi një pamje të burrërisë së tij (organet gjenitale). Por ata sërish nisën t’i çonin njëri-tjetrit mesazhe dhe shumë shpejt ato mund të ishin të dashur, por ajo zbuloi identitetin e tij të vërtet vetëm vitin e kaluar, mbas 1 viti flirtim.

Natën e fundit të komunikimit mes të dyve, Sara ka thënë se,"më bën të sëmur, fakti që di kush është ai. Ai gati u bë i imi, kjo më tmerron"

Ajo është shprehur, " është trishtuese të mendoj se unë me të mund të kisha një marrëdhënie, me burrin që ka vrarë djalin tim. Unë duhet të kisha lëvizur dhe të kërkoja një dashuri të re në një krahinë tjetër”.

Vrasësi i shprehu romancën Sarës me anë të Facebook-ut dhe faqet e tjera të internetit. Ata gjithashtu kishin biseduar nëpërmjet webcam, biseda që dhe ajo e përshkroi "në kërkim të së mirës".

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.Sh/
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Ia vret fëmijën 2 vjeç, përpiqet të joshë nënën e viktimës Empty Re: Ia vret fëmijën 2 vjeç, përpiqet të joshë nënën e viktimës

Tue 5 Mar 2013 - 19:26
Pafytyresia e ketyre personave me acaron nervat ,realitet i poshter ...........
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi