Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fëmijët duhet të flenë me nënën deri 3 vjeç Empty Fëmijët duhet të flenë me nënën deri 3 vjeç

Fri 28 Oct 2011 - 13:49
Fëmijët duhet të flenë me nënën deri 3 vjeç NenadjaliNjë lajm i keq për të gjithë baballarët, fëmijët duhet të flenë me nënën e tyre deri në moshën 3-vjeçare.

Ky është përfundimi në të cilin arriti një pediatër, pasi studimeve të kryera në këtë fushë. Ai pa se tek foshnjet e sapolindura, ato që vendoseshin në djep larg nënës flinin më keq se ata që flinin në të njëjtin shtrat. Studimin e zgjeroi më tej, duke arritur në përfundimin se është mirë që një fëmijë të flejë me nënën deri në tre vjeç.

Sipas pediatriatit, diçka e tillë e bën edhe rrahjen e zemrës së fëmijës më të qetë. Nga ana tjetër, fëmijët që flenë vetëm që pasi lindin e kanë më të vështirë të krijojnë një lidhje të qëndrueshme me nënën si të rritur, ndërsa kanë një zhvillim më të ngadaltë të trurit, që i shndërron shpesh në njerëz të bezdisshëm dhe konfliktualë në moshë të rritur.

Nils Berman, studiues i Universitetit të Kejp Taunit, në Afrikën e Jugut, shprehej se fëmija duhet të flejë me nënën edhe pas heqjes së gjirit, deri atëherë kur të fillojë të krijojë logjikën, e cila nis të formohet rreth moshës 3-vjeçare.

Megjithatë, mbajtja e fëmijës në krevat mbart rreziqe të tjera, siç është mundësia për ta shtypur në mënyrë të pavullnetshme gjatë gjumit.

Ditën e enjte, një gazetë amerikane sillte tmerrin e një nëne, që kishte asfiksuar pa dashur fëmijën duke fjetur, ndërsa në total, 2/3 e rasteve të vdekjeve të pashjeguara tek foshnjet, i përkasin atyre rasteve kur fëmija ndan një krevat me prindërit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi