Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si bëhet një dokumentar-portret Empty Si bëhet një dokumentar-portret

Thu 7 Jun 2012 - 19:38
Si bëhet një dokumentar-portret Nunzio-nifosi-7-300x200Valeria Dedaj

Regjisori italian Nunzio Massimo Nifosì mbajti një leksion për studentët e Artit Skenik, Universiteti i Arteve, mbi mënyrën e ndërtimit të dokumentarit “Piero Guccione, drejt pafundësisë”. Nifos-it iu desh që të prezantonte dhe sekuenca të filmit, për të mos rënë në një vësh të shurdhër shpjegimi i tij. Këtë e bëri pasi asnjë prej studentëve nuk kishte parë filmin që ishte shfaqur premierë në Tiranë një ditë përpara.

Megjithatë regjisori u përpoq të ishte konkret, në trajtimin e të gjithë hapave të punës që ai ka ndjekur për realizimin e një dokumentari ku tregon jetën artistike të një piktori, Piero Guccione (Siçili, 1935) që jeton tepër i tërhequr nga bota.

Sepse kur zgjedh dikë për personazh, apo për të qenë aktori kryesor në dokumentar, një nga kushtet kryesore të Nifosì-t, është ky personazh të mos jetë shumë i njohur. Përpos kësaj, merr rëndësi vërtetësia e fakteve, në mënyrë që vlerat e personazhit të jenë sa më konkrete dhe të mos hiperbolizohen.

Për realizimin e “Piero Guccione, drejt pafundësisë”, Nifosì-t iu deshën dy vjet. Gjithçka nisi nga vëzhgimi i një ekspozite të artistit, e më pas filloi me udhëtimet e tij nëpër botë, për të folur me kritikët dhe njerëzit që e njihnin mirë artin e tij, si Marc Fumaroli, Vittorio Sgarbi, Guido Giuffrè, Marco Goldin, Tahar Ben Jelloun etj..

Jeta artistike e Guccione-s trajtohet në tri faza kryesore: periudha e viteve 60-të që konsiderohet si faza ekspansioniste për personazhin; vitet ’70, përfshin fazën figurative; ndërsa vitet e fundit flasin për rikthimin e tij pas 30 vjetësh në Siçili. Këtu trajtohet lidhja e tij me detin. Madje dokumentari hapet këtë deklaratë të shkruar “dashurie” të Guccione-s: “Që atëherë jam zhytur në poemën e detit, plot me yje. Ku lartësitë bëhen të kaltra, të gjelbra dhe humbasin. Dhe shpjet një mendim i mbytur fillon të zbres.”

Imazhet e para të dokumentarit janë disa nga elementët që kanë mbajtur gjallë gjithë krijimtarinë artistike të Guccione-s: natyra, pema që rritet në qytetin e tij, banesa e tij, një helikopter, deti, qielli etj.. “Gjëja më e rëndësishme ishte që të tregoja botën liriko-artistike të personazhit, sepse ai është konsideruar si “poet i artit”. Kjo është e vështirë sepse kërkonte “një qepje” të të gjithë informacionit, në mënyrë që ai të rridhte natyrshëm”, shpjegon Nifosi.

Shpesh ndodh që një dokumentar që është i gjatë, të humbasë vëmendjen e publikut, por në rastin konkret, filmi që zgjat një orë e një çerek, e mban gjatë ndezur kureshtjen gjatë gjithë kohës.

Por si lindi dëshira e Piero Guccione-s për të pikturuar? Kësaj pyetjeje Nifosì i jep përgjigje vetëm pas dyzetë minutash film. Diku në një pasazh Guccione thotë: “Impresioni që kam pasur në moshën 5-vjeçare për detin, është lëvizja e tij nga era. Ky imazh në lëvizje u regjistrua në memorien time. Mund të ketë qenë një impresion, por ndoshta dhe jo, sepse ky emocion u rikonstruktua dhe u ndërtua më pas në pikturë, ashtu siç vjen në një teknikë të rafinuar.”

Për të ndërthurur situatat duhet punuar gradualisht, sepse “disa sekrete që piktori mund të t’i zbulojë që në fillim duhet t’i ndërtosh gradualisht që para publikut të duken si shpërthimi i ‘një bombë me sahat’”, thotë regjisori. Prandaj sipas tij ngjyra e kaltër që është prezent në të gjithë dokumentarin tregon mënyrën e ngadaltë të të punuarit të piktorit. Një tjetër element që Nifosi ka përdorur për të shtuar kureshtjen e publikut është ndërhyrja e artistëve të rinj si kritikë arti në dokumentar, sepse filmi nuk ka ngjallur vetëm kureshtjen e kritikëve të mëdhenj, por edhe të bashkëkohësve. Sepse përveçse teknikës së pastelit, bojërave të vajit, instalacioneve, artisti përdor dhe teknikat e tjera si: videon, fotografinë, fotoshopin etj..



Bio

Nunzio Massimo Nifosì (Romë, 1967) studioi historinë e kinemasë dhe teatrit në La Sapienza. Përvojat e para me dokumentarin i ka në vitin 1992. Por për t’u përmendur është metrazhi i shkurtër “Reflektime mbi gur” (35min) që ai e realizoi një vit më vonë. Arritje brenda gjinisë që ai lëvron, dokumentar-portret, është quajtur “Intervista me Godard-in”. Në 2011-ën realizoi dokumentarin “Piero Guccione, në pafundësi”. Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi