- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Je kombëtarist nese nuk kërkon bashkim kombëtar?
Fri 8 Jun 2012 - 22:43
Kuptohet qe pyetja shtrohet ne kontekstin aktual gjeopolitik shqiptar, me specifikisht sa i takon pretendimit per nje nje bashkim te mundeshem te Shqiperise me Kosoven.
Nderkohe qe nuk mungojne ububuistat te cilet paralajmerojne rrezikun rajonal te nje ndjesie te ringjallur kombetare tek shqiptaret gjate viteve te fundit, jane me te shumte ata qe jo vetem e shikojne frymen kombetariste si pozitive, por jane dhe kritike ndaj impotences apo trumbetimeve boshe te politikaneve te vetequajtur kombetariste, sidomos atyre ne kete ane te kufirit shqiptar-shqiptar. Ne anen tjeter te tij, Albin Kurti dhe Vetevendosja jane bere tashme (fatmiresisht) etaloni i politikanit dhe partise te pakompromentuar dhe te pakompleksuar shqiptare persa i takon pretendimeve per bashkim kombetar.
Ndersa politikanet e tjere shqiptare me kot perserisin si hajmali tezen e formuluar nga nderkombetaret se integrimi ne Evrope eshte i vetmi bashkim ku duhet te fokusohen shqiptaret, Kurti nuk nguron te theksoje se jo vetem qe integrimi (nese) eventual i shqiptareve ne Evrope nuk kompenson bashkimin kombetar, po as nuk eshte plotesisht i mundshem si i tille pa nje bashkim paraprak shqiptar.
Ne kete fryme duket se eshte shkruar dhe artikulli i Grid Rrojit tek Panorama. Nje nga pyetjet qe ai shtron per partine akoma jo tamam te kristalizuar (si program) te Spahiut eshte:
Kjo ne fakt eshte nje pyetje qe sot duhet te diskutohet nga te gjithe politikanet shqiptare, pavaresisht platformave te tyre kombetariste ose jo.
Me tej Rroji shton:
Ketu ai duket se i referohet pohimit (sipas tij) te Spahiut se "nacionalizmi ynë nuk është nacionalizëm etnik dhe as fetar" Po c'eshte ky nacionalizem nese s'eshte entik, thjesht gishtat-si-shqiponje artistik?
Kritikat e koheve te fundit ndaj Spahiut, ashtu si levdatat per te kur filloi historine e AKZ-se, me shume se kritika apo levdata ndaj tij si person (kush e njihte ate me pare xhanem?) i shikoj pergjithesisht si nje etje te shqiptareve per nje Albin Kurt dhe nje Vetevendosje edhe ne Shqiperi, dhe kjo kerkese dhe pritshmeri eshte padyshim pozitive.
P.S. Ketu nuk duhet fundosur diskutimi me skepticizma te tipit "Po sa i mundur eshte sot bashkimi i Kosoves dhe Shqiperise ne nje shtet?" pasi dhe ne mos qofte realisht i mundur, perfitimet per shqiptaret ne rajon jane te padiskutueshme. Plus qe jemi kombi me i copetuar ne rajon (ne mos me gjere) dhe te pretendosh bashkimin s'perben kurrefare herezie, aq me pak ne Evropen e komb-shteteve.
Se paku, nje trumbetim i mjaftueshem i pretendimit per bashkim kombetar shqiptar do te ndihmonte jo vetem per te c'kompleksuar ata shqiptare qe akoma e shikojne kete ceshtje si dicka egzotike dhe/ose per tu patur frike, por dhe per te ndryshuar diskursin rajonal dhe nderkombetar rreth kesaj ceshtje, dhe rreth shqipareve ne pergjithesi. Nuk ka kurkush resspekt per ty nese se pari ti nuk e respekton veten, dhe kjo perfshin padyshim nderkombetaret perendimore, aq me shume ata evropiane, sic dhe deshmon historia.
peshkupauje

Çfarë nënkupton z. Spahiu me kombëtarizëm dhe ku pozicionohet AK-ja në raport me rolin e kombit në ndërtimin e shtetit?
Kjo ne fakt eshte nje pyetje qe sot duhet te diskutohet nga te gjithe politikanet shqiptare, pavaresisht platformave te tyre kombetariste ose jo.
Me tej Rroji shton:
Ndër të tjera, deklarimi i Spahiut bie ndesh me një nga propozimet me të cilat ka fituar popullaritet AK-ja, bashkimin me Kosovën.
Ketu ai duket se i referohet pohimit (sipas tij) te Spahiut se "nacionalizmi ynë nuk është nacionalizëm etnik dhe as fetar" Po c'eshte ky nacionalizem nese s'eshte entik, thjesht gishtat-si-shqiponje artistik?
Kritikat e koheve te fundit ndaj Spahiut, ashtu si levdatat per te kur filloi historine e AKZ-se, me shume se kritika apo levdata ndaj tij si person (kush e njihte ate me pare xhanem?) i shikoj pergjithesisht si nje etje te shqiptareve per nje Albin Kurt dhe nje Vetevendosje edhe ne Shqiperi, dhe kjo kerkese dhe pritshmeri eshte padyshim pozitive.
P.S. Ketu nuk duhet fundosur diskutimi me skepticizma te tipit "Po sa i mundur eshte sot bashkimi i Kosoves dhe Shqiperise ne nje shtet?" pasi dhe ne mos qofte realisht i mundur, perfitimet per shqiptaret ne rajon jane te padiskutueshme. Plus qe jemi kombi me i copetuar ne rajon (ne mos me gjere) dhe te pretendosh bashkimin s'perben kurrefare herezie, aq me pak ne Evropen e komb-shteteve.
Se paku, nje trumbetim i mjaftueshem i pretendimit per bashkim kombetar shqiptar do te ndihmonte jo vetem per te c'kompleksuar ata shqiptare qe akoma e shikojne kete ceshtje si dicka egzotike dhe/ose per tu patur frike, por dhe per te ndryshuar diskursin rajonal dhe nderkombetar rreth kesaj ceshtje, dhe rreth shqipareve ne pergjithesi. Nuk ka kurkush resspekt per ty nese se pari ti nuk e respekton veten, dhe kjo perfshin padyshim nderkombetaret perendimore, aq me shume ata evropiane, sic dhe deshmon historia.
peshkupauje
Re: Je kombëtarist nese nuk kërkon bashkim kombëtar?
Sat 9 Jun 2012 - 0:06
Padyshim qe jo. Te qenit kombetarist, do te thote qe je i qarte se cila eshte teresia qe perben kombin tend. Brenda teresise se kombit shqiptar padyshim bejne pjese trojet etnike shqiptare te banuara nga shqiptare etnike ose qe kane qene te banuara historikishte nga shqiptare. Kur dy te treta e ketyre trojeve dhe popullsise perkatse te tyre gjendet jashte shtetit te vetem shqiptar, te qenit kombetarist do te thote qe si synim kryesor ti ke bashkimin e trojeve te kombit ne nje shtet-komb.Keshtu e kuptoj une te pakten !!
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Je kombëtarist nese nuk kërkon bashkim kombëtar?
Sun 24 Jun 2012 - 15:33
Jo.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi