Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kurti kërkon bashkim dhe organizim të shqiptarëve në Maqedoni Empty Kurti kërkon bashkim dhe organizim të shqiptarëve në Maqedoni

Sun 1 Apr 2012 - 16:11
Hapi i parë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve duhet të fillojë me Kosovën e Shqipërinë, ndërsa më pas të ndihmohen edhe shqiptarët që u copëtuan në konferencën e Londrës më 1913. Kështu vlerësoi lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti në një intervistë për televizionin Alsat-M.“Le të fillojmë prej hapit më të domosdoshëm dhe më të rëndësishëm tash për tash, Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, më pastaj duhet të ndihmohen shqiptarët në Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë Perëndimore, në Iliridë, të ndihmohen që të organizohen sa më mirë. Nuk po mendoj shqiptarët në Maqedoni pa Shkupin, sepse deri para 30 vjetëve Shkupi është konsideruar qyteti me më së shumti shqiptarë”, deklaroi ai.Duke folur për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, lideri i VV-së tha se shqiptarët në Maqedoni duhet të bashkohen dhe të organizohen, si në aspektin kulturor, arsimor, politik, e po ashtu në atë socio-ekonomik, pasi pa organizim nuk ka të drejta të realizuara dhe ato mbeten formale dhe nuk aktualizohen. Kurti tha se Kosova dhe Shqipëria kanë për obligim t’u dalin në ndihmë shqiptarëve në Maqedoni.

“Nëse ne lejojmë që shqiptarët në Maqedoni të ballafaqohen me Qeverinë Gruevski ndaras prej Kosovës e Shqipërisë atëherë do të prodhohen Brodeca të ri. Ne kemi nevojë që të kemi sa më shumë organizim dhe aktivitete i cili edhe ndihmohet dhe mbështetet prej Tiranës dhe Prishtinës, këtë gjë duhet ta kërkojnë shqiptarët e Maqedonisë edhe më shumë”, tha ai.

Qytetarët shqiptarë në Maqedoni, sipas tij, me mendje kritike duhet të kundërshtojnë dimensionin nacional shovinist të shtetit maqedonas, i cili po i shfrytëzon dhe po i shtypë shqiptarët. Kurti tha se nëse Greqia ka arsye një herë që mos t’ia njohë shtetit të Maqedonisë emrin, shqiptarët kanë dyfish apo trefish më shumë arsye që mos t’ia pranojnë emrin Maqedonisë. “Shqiptarët duhet t’i bëjnë të qarta kompromiset që kanë bërë, dhe se në çdo kohë t’i tërheqin mbrapsht ato, gjithmonë përmes gjuhës së të drejtave politike civile dhe socio-ekonomike në rrafshin universal të konventave evropiane dhe ndërkombëtare”, tha pos tjerash kreu i VV-së.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi