Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiptarët në Maqedoni, FBKSH kërkon ndihmën e amerikanëve Empty Shqiptarët në Maqedoni, FBKSH kërkon ndihmën e amerikanëve

Sat 15 Sep 2012 - 13:14
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FDBKSH) i ka shkruar një letër Qendrës gjeopolitike ndërkombëtare Stratfor, me seli në SHBA, për të lobuar për çështjen e drejtë të shqiptarëve në Maqedoni.

"Para disa ditësh keni bërë një nga analizat për situatën e brishtë në shtetin artificial dhe kolonial IRJM-FYROM. Si rrjedhojë e kësaj, ne të FDBK-së jemi menduar të ju dërgojmë në anglisht analizën e liderit tonë Gafurr Adili dhe një Memorandum lidhur me çështjen kombëtare shqiptare që kërkon zgjidhjen e mirëfilltë. Ju duhet të dini se kombi shqiptar në Ballkan jeton nën zgjedhën e rëndë koloniale në më shumë se 2/3 të tokave të tij etnike stërgjyshore. Shteti i cunguar, Republika e Shqipërisë është i vetmi shtet në Botë që, nga të gjitha anët e saj kufizohet nga trojet dhe populli i saj. Çështja shqiptare nuk u zgjidh nga politika ndërkombëtare që inkriminohet të jetë e bllokuar në një gjeopolitikë të ngushtë marrëdhëniesh të ekuilibrit të forcave dhe jo respektimit të të drejtave ndërkombëtare", thuhet në letrën e FDBKSH-së, e cila drejtohet nga ish-lideri politik i AKSH-së, Gafurr Adili, njofton Agjencia e Lajmeve INA.

Adili ka kërkuar që Stratfor të lobojë edhe për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare nëpërmjet respektimit të së drejtës ndërkombëtare, të parimit të vetëvendosjes dhe dekolonizimit të trojeve shqiptare.

"Ne, Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar (FDBK), një formacion poltiko-demokratik mbarëkombëtar dhe me Seli Qendrore e të regjistruar (legalizuar) në Tiranë, jemi të gatshëm t'iu ofrojmë gjithë dokumentacionin e domosdoshëm lidhur me cështjen shqiptare dhe zhvillimet aktuale në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Historike", thuhet në njoftim.
/albeu/
Shtuar më 14/09/2012, ora 18:15
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi