Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Thaçi kërkon ndihmën e SHBA-ve Empty Thaçi kërkon ndihmën e SHBA-ve

Wed 27 Feb 2013 - 17:40
Thaçi kërkon ndihmën e SHBA-ve Thaci-pdk-ok

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi kërkon ndihmë nga Shtete e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që çështja e asisacionit të komunave serbe mos të tejkalojë Kushtetutën e Kosovës.

Siç njofton zyra për media e Kryeministrit, Thaçi zhvilloi një bisedë telefonike me zëvëndës sekretarin amerikan të shtetit Uilliam Burns. Kryeministri i tha Bërns se Kosova dhe Serbia janë në rrugë të mirë të arritjes së marrëveshjes me Serbinë, prandaj, është e nevojshme mbështetje më e madhe nga SHBA dhe BE-ja për ta arritur këtë.

Po ashtu, kryeministri Thaçi i ka thënë zëvëndës sekretarit amerikan të shtetit se është i gatshëm të pajtohet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që do t’iu mundësonte atyre të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme të interesit, por ky organ sipas Thaçit nuk mund të ketë Kompetenca Ekzekutive.

“Kjo do të thotë që kompetencat e zgjeruara ekzekutive të komunave lokale serbe nuk mund të transferohen tek asociacionet, sepse kjo do të përbënte një nivel të tretë të Qeverisë e cila do të minonte Kushtetutën tonë dhe rendin e brendshëm shtetëror. Prandaj, unë fuqimisht ju lus për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj që ta shmangni këtë”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së Kryeministrit.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi