Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Baca Adem kërkon unitet midis partive shqiptare në Maqedoni Empty Baca Adem kërkon unitet midis partive shqiptare në Maqedoni

Wed 14 Mar 2012 - 15:08
Veprimtari i njohur Adem Demaçi ka bërë thirrje për unitet midis forcave politike shqiptare në Maqedoni, pas incidenteve dhe dhunës së fundit. Ai këtë e theksoi mbrëmë në Prishtinë gjatë fjalimit të tij në manifestimin për përkujtimin e 31 vjetorit të demonstratave të 1981 në Kosovë, informon agjencia e lajmeve INA.

Demaçi ka ftuar liderin e BDI-së, Ali Ahmeti si një nga liderët e partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni të jetë nxitës dhe të luajë rolin e bashkuesit të faktorit politik shqiptar, si një nevojë e domosdoshme.

“Kam një mesazh për shqiptarët e Maqedonisë. Unë gjatë luftës në Kosovë kam vizituar nëpër fronte luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kam pa shumë djem që kur i pyesja nga je ti, e ata më thonin se janë nga Shkupi, tjetri nga Gostivari, Tetova, Kumanova. Po pse keni ardhur, kur i pyesja sërish, ata më përgjigjeshin: Baca Adem a nuk jemi ne një si komb. Andaj miku im Ali Ahmeti kërkojmë prej teje që në emër të bashkimit të kombit, në emër të bashkimit të forcave, kërkojmë nga ju që jeni si parti më e madhe të luani e rolin e bashkuesit. Ndoshta nuk është punë e lehtë kjo, por ju sigurojë se është më e lehtë se lufta gjakatare. Andaj keni një detyrë të rëndë sepse jeni në pushtet dhe unë e dij mirë se kur e shijojmë të shkretin pushtet se si bëhet i shijshëm, dhe vështirë disa me i nda nga ai i shkreti pushtet”, ka theksuar Adem Demaçi.

Sipas tij, këta që u treguan të aftë në luftë për tu flijuar për kombin e tyre, në këtë rast i kërkohet fjilimi në mënyrë që mos të lejohet ringjallja e frymës serbomadhe dhe frymës eliminuese të shqiptarëve në Maqedoni.

“Mos mendojnë ata se ja shqiptarët i ndajmë, i dhamë do kocka të vogla për pushtet, nuk flasin e nuk bashkohen mes veti. Por, ta kenë të qartë se kanë punë me gjithë shqiptarët. Në atë mënyrë që ti jepet fund shpërnguljes së shqiptarëve. Këta që rrahin, vrasin dhe djegin dyqane të shqiptarëve, janë po ata që në vitin 2001 vranë dhe dogjën xhami në Manastir, ku i shpërngulën shqiptarët nga atje, dhe ata atje s`janë jo më shumë se 5 për qind. Këto na ndodhën sepse nuk ishim të bashkuar. Andaj të jemi të bashkuar çdoherë dhe jo vetëm atëherë kur të na vrasin. Të bashkohemi dhe kështu i`a bëjmë me dije atyre se kur njëri ngucet, ngucemi të gjithë”, theksoi veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Në ceremoninë përkujtimore që u organizua nën patronatin e Qeverisë së Kosovës kanë marrë pjesë liderë politik dhe institucional nga Kosova, Shqipëria, trevat tjera, ndërsa mesazhet e drejtpërdrejta nga Demaçi në sallë u dëgjuan nga dy liderët pjesëmarrës nga Maqedonia, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Kastriot Haxhirexha i DR-së. (INA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi