Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët heqin dorë nga yjet Empty Shqiptarët heqin dorë nga yjet

Sun 10 Jun 2012 - 15:47
Emanuela Sako Një gjë është e qartë: ata që janë mësuar të bëjnë pushime jashtë vendit nuk do t’i harrojnë ato as këtë vit. Por… Hotelet që janë zgjedhur këtë vit janë hotele të thjeshtë, me më pak yje se vitet e tjerë. Këtë konfimon një vëzhgim i Shekullit i bërë këto ditë në agjensitë turistike të Tiranës.Këtë vit “meritën” e ka situata e vështirë ekonomike, por ndoshta ne shqiptarët duhet ta kishim bërë edhe më pare këtë zgjedhje: të shmangësh luksin e hoteleve dhe të bësh pushime me më tepër mundësi sesa thjesht plazhi dhe deti.

Merlina Topuzi, operatore turistike, na tregon se këtë vit, vihet re një dyndje kërkesash me destinacion vendet fqinje si Greqia dhe Mali i zi, të cilat nuk kanë qenë kaq të kërkuara një vit më parë. Turqia dhe Spanja ndërkohëm vazhdojnë të jenë në top-listën e preferencave si destinacione.



“Kërkojnë hotele joluksoze, pyetja e parë që na bëjnë: A keni oferta?”

Disa nga agjencitë turistike në kryeqytet, duke vënë në dispozicion për “Shekullin”, të dhënat e fundit dhe kërkesat e turistëve shqiptarë për vendet e huaja e konfirmojnë thuajse në unison: rënia e ekonomisë në vend po ndihet ndjeshëm.

Znj.Topuzi, drejtuese e një agjencie turistike në Tiranë na tregon me keqardhje se pothuajse të gjithë klientët kërkojnë ulje të vazhdueshme dhe kanë hequr dorë nga hotelet me 4 apo 5 yje që kërkonin vite më parë. Tani ata kërkojnë vetëm një mënyrë për të bërë plazh. Ndërsa na njeh me destinacionet turistike për këtë verë.



Znj.Topuzi, cilat janë destinacionet turistike të shqiptarëve për këtë vit?

Destinacionet janë të ndryshme dhe brenda Europës. Edhe këtë vit të preferuara mbeten Turqia (Antalia), Spanja, Mali i Zi, Greqia (Korfuzi, Selaniku etj).



A ka ndonjë destinacion që mbetet disi më i preferuari dhe më i favorshmi për këtë vit?

Ashtu si edhe vitet e kaluar një destinacion i përhershëm mbetet Turqia. Por këtë vit, ndër destinacionet më të kërkuara është Korfuzi. Ndoshta klientët duan diçka të re dhe me një klimë të përshtatshme dhe më të freskët



Në krahasim me një vit më parë, si është numri i kërkesave këtë vit?

Numri i kërkesave, krahasuar me të njëjtën periudhë, është afërsisht i njëjtë. Por në dallim nga vitet e kaluara, klientët nuk kërkojmë më hotele me shumë yje. Gjëja e parë që pyesin klientët është : “a ka oferta”. Për shembull, këtë vit, deri më tani Palma de Majorka nuk është kërkuar sepse ka çmimet më të larta.



Keni bërë oferta për këtë verë?

Po. Ofertat janë për periudhën e qershorit dhe periudhën e fundit të gushtit dhe fillimit të shtatorit. Në këtë periudhë çmimet janë më të ulta.



Duke parë situatën ekonomike, kanë bërë ulje hotelet për pritjen e këtij sezoni veror?

Më tepër ulje jemi munduar të bëjmë ne me qëllim që të mbajmë klientelën. Kurse vetë hotelet çmimet i mbajnë të njëjta.



Çfarë u këshilloni klientëve për të bërë zgjedhjen e duhur me më pak lekë?

Klientët duhet të mos e lënë aplikimin për në momentet e fundit, por duhet të vendosin më parë pushimet, në mënyrë që të gjejnë më tepër mundësira. Duhet të shohin ofertat dhe të gjejnë mundësinë për të shkuar me pushime.





* * *

“Po shoh Greqinë, besoj se kriza do ti bëj të ulin çmimet”

Jonida Veshaku është një qytetare e Tiranës, të cilën e gjejmë në një agjensi duke prenotuar pushimet e kësaj vere. Ajo dëshiron të njohë ishujt grekë dhe sipas gjykimit të saj kriza ekonomike atje dotë thotë që çmimet do të jenë më të lira.



Ku do t’i kaloni pushimet këtë vit?

Kët vit kam vendosur t’i kaloj pushimet në Greqi, në Kretë.



Pse zgjodhe Greqinë?
Xhepat i kemi të gjithë disi të rrudhur por duke parë që Greqia është në krizë, besoj se edhe çmimet atje duhet të jenë më të lira këtë vit. Përveç kësaj, grekët janë njerëz që e shikojnë shumë qejfin dhe argëtimi për mua kalon në plan të parë.



E keni prenotuar hotelin?

Me këtë punë po merrem tani. Pashë vendet e tjera dhe kjo m’u duk më e përshtatshme. Kam parë vende të bukura të Kretës në internet dhe çmimi ishte më i favorshëm, prandaj vendosa që të shkoj atje. Unë nuk e njoh vendin me thënë të drejtën.



Keni udhëtuar në vende të tjera?

Vitet e tjera kam qenë në Turqi dhe vitin e kaluar në Spanjë



Sa kushton paketa turistike që keni zgjedhur?

Paketa turistike në Kretë është 350 euro me 3 yje, jo të gjitha të përfshira dhe kam zgjedhur kohën kur bëhen ofertat.







Turizmi i së ardhmes: Pas 10 vjetësh do mund të shkojmë në …Mars?!

Tingëllon si fantazi shkencore, por kompania “Mars One” deklaron se do të ngrejë një vendbanim në Mars deri në vitin 2023. Gjithçka që duhet është një shumë e madhe parash kesh, pajisjet e nevojshme dhe katër austronautë, të cilët janë të gatshëm të marrin një biletë pa kthim drejt planetit të kuq. Dhe një kompani gjermane ka pranuar tashmë ta financojë projektin.

Disa shkencëtarë duken të intriguar nga mundësia. Fizikanti dhe fituesi i çmimit Nobel Gerard Hooft, thotë: “Ky do të jetë një eksperiment i këndshëm”. Vitin tjetër, kompania do të nisë përzgjedhjen e 4 austronautëve. Ata do t’i nënshtrohen një dekade përgatitjesh. Në 2022 ky ekuipazh do të ndërmarrë pas udhëtimin 7-mujor në Mars dhe do vendoset në “shtëpitë e tyre të reja”. Ky ekuipazh do të jetojë përgjithmonë në këtë planet. Çdo dy vjet pas kësaj, një tjetër grup të bashkohet më ta për të populluar vendin e për të shtuar koloninë.



Themeluesi i “Mars One”, Bas Lansdorp e ka planin në kokë:

“Ne nuk kemi pse të sajojmë sfida të gënjeshtërta. Ndaj ne do ta kthejmë këtë projekt në eventin më të madh mediatik në histori. Çdokush në botë do të mund të shohë se çfarë po ndodh me përgatitjet për këtë vendbanim në Mars. Mendojeni si një “Big Brother” jashtë hapësirës sonë. Duke dërguar çdo dy vjet grupe të reja në Mars do të kemi një vendbanim njerëzor të vërtetë që rritet e rritet. E kush nuk do të donte ta ndiqte live këtë event të madh në historinë njerëzore?”

Hë pra, kush? Ideja e një “bote tjetër” e ka intriguar menjëherë botën e internetit. Videoja e lançuar nga “Mars One” në më pak se një javë ka marrë mbi 232,000 shikime në portalin “YouTube”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi