Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Të vërtetat e trillimit Empty Të vërtetat e trillimit

Tue 12 Jun 2012 - 21:13
Të vërtetat e trillimit TrillimetTrillimet letraro-artistike (fiction) duket se na ndikojne me shume per te na ndryshuar bindjet dhe kendveshtrimet tona sesa materialet jo-letrare.

Nje nga arsyet e ketij ndikimi eshte se kur perballemi me nje trillim ne jemi te relaksuar dhe nuk mbajme te aktivizuar ‘mburojen’ kritike dhe intelektuale ashtu si kur lexojme nje ese apo kur shikojme nje dokumentar. Nje tjeter arsye eshte se materialet letraro-artistike duket se jane me efektive per te na prekur dhe manipuluar ndjenjat, dhe per pasoje na ndikojne me lehtesisht.

Pra as qe behet me fjale te diskutojme akoma nese trillimet na ndikojne apo jo ne jeten tone reale. Nje sere studimesh psikologjike dhe letrare te koheve te fundit e konfirmojne kete ndikim. Ne kete pike, ata grupe njerezisht qe shpesh ankohen per ndikimin e filmave dhe shfaqjeve televizive ne mentalitetin e njerzve per ceshtje te ndryshme (sidomos ato sociale dhe dasore, si fjala vjen racizmi apo qendrimi ndaj homoseksualeve) duket se kane te drejte.

Por, si na ndikojne materialet letraro-artistike, per mire apo per keq? Duket se me se shumti ndikimet e tyre jane pozitive; na bejne qe te kuptojme me mire te tjeret dhe na promovojne nje ndjenje te theksuar moraliteti e cila shkon pertej bindjeve tona fetare dhe politike. Ndikimet jane me se shumti pozitive edhe kur trillet na bejne te besojme gabimisht se bota eshte me e mire sesa c’eshte ne realitet. Nje tjeter ndikim pozitiv eshte fakti qe materialet letraro-artistike, edhe kur s’jane cilesore, na mbajne te bashkuar rreth ceshtjeve dhe vlerave tona te perbashketa.

Per me shume lexo artikullin e plote te Jonathan Gottschall tek Boston Globe.

ilustrimi nga Tim Walker Jonathan Gottschall
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi