Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të vërtetat e pathëna për dashurinë Empty Të vërtetat e pathëna për dashurinë

Sun 30 Mar 2014 - 19:23
Të vërtetat e pathëna për dashurinë 152
Dashuria është aftësi, ajo nuk ekziston vetvetiu. Edhe pse tërheqja fizike është e rëndësishme për të gjithë ne, dashuria nuk bazohet në të. Kjo është një arsye përse seksi i një nate shumë rrallë përfundon me lidhje serioze, transmeton Telegrafi. Skanimi i trurit ka treguar që pasioni manifestohet në pjesët e trurit të cilat janë përgjegjëse për shpërblim, ndërsa ndjenja e dashurisë është e lidhur me pjesën e cila kujdeset për empati dhe kujdes.

Dashuria nuk ekziston vetëm në kokë

Një numër i madh i hulumtimeve tregon që lidhja dashurore është thelbësore për shëndetin psikologjik afatgjatë. Është konstatuar që vetmia dhe mungesa e miqve shkurton jetën, tamam si pirja e duhanit. Më së shumti dobi nga martesa kanë meshkujt: martesa atyre ua zgjat jetën dhe ua mbron zemrën!

Besoni në dashurinë në shikim të parë?

A e dini që më shumë se 40 për qind e njerëzve besojnë? E pra, është fakt që besojnë, por është fakt që ata thonë që në atë mënyrë e kanë njohur partnerin aktual.

Disa kuriozitete:

Njerëzit e pasigurt shpesh janë partnerë më të mirë, sepse për ta është më e rëndësishme që të ndihen se janë të dashuruar. Personat e dashuruar me veten, shpesh kërkojnë një partner i cili do t’i admirojë, prandaj shumica e tyre mbeten të vetmuar. Sa më shumë që të flini me partnerin tuaj, aq më pak truri juaj çliron hormonin e lumturisë, dopaminën. Sipas studimeve të shumta, seksi nuk është në vend të parë. Në lidhjet e dashurisë të gjithë synojnë harmoninë. Kundërshtitë nuk tërheqin. Është dëshmuar që shumë më shpesh zgjedhim partnerin i cili është i ngjashëm me ne.


/Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi