Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulimi i Vatikanit dhe të vërtetat e pathëna mbi Templarët Empty Zbulimi i Vatikanit dhe të vërtetat e pathëna mbi Templarët

Sat 8 Mar 2014 - 22:18
Message reputation : 100% (1 vote)
Vendimi i fundit i Vatikanit për të paraqitur dokumentet mbi persekutimin e Kalorësve Templarë në shekullin e 14-të ka zgjuar interesat për urdhrin misterioz
Zbulimi i Vatikanit dhe të vërtetat e pathëna mbi Templarët Cutcaster-photo-100903453-Dome-of-the-Church-of-the-Holy-Sepulchre
Në Mesjetë ishte krijuar një organizatë sekrete, e quajtur “Kalorësit Templarë”. Ata u shpërbënë dhe shumë prej tyre u vranë me urdhrin e Papës, sepse ata dinin sekretin se Jezusi kishte një fëmijë me Maria Magdalenën. Pavarësisht vrasjes së anëtarëve të urdhrit, shoqëritë sekrete e ruajnë ende legjitimitetin e të dhënave të fshehura, edhe në ditët e sotme.

Mirëpo ka një problem me këtë version të ngjarjeve, të frymëzuar nga “Kodi i Da Vinçit”, i autorit Dan Braun.

Sot ka shumë organizata që trashëgojnë emrin e Templarëve, por shumica prej tyre janë organizata biznesi, të krijuara sipas modelit të urdhrit origjinal. Dokumentet sekrete për Maria Madgalenën nuk janë në rend të ditës.

Templarët origjinalë u themeluan në shekullin e 12-të për të ruajtur pelegrinët në rrugën e tyre të gjatë dhe të rrezikshme që çonin në Jeruzalem. Anëtarët e urdhrit ishin të armatosur si kalorës-murgj dhe gëzonin privilegje ligjore dhe status të mbrojtur nga kisha. Ata njiheshin si zotërues të pasurisë dhe pushtetit.

Mirëpo, sipas autorit dhe folësit mbi historinë fetare, Marin Palmer, Templarët e ditëve tona janë një version i ri, me një ngjyrim të vagullt fetar.

“Ata janë një lloj versioni i Rotarianëve (Klubi Rotari-një organizatë që synon të bashkojë liderët dhe organizatat për të ndërmarrë nisma bamirëse) me shpata dhe pelerina të gjata. Synimi i tyre është “ortakëria me elemente të pakta mistike”.

Organizata Templare jo-masone dhe jo-katolike më e madhe është Ordo Supremus Militaris Templi Hierosolymitani. Origjina e saj daton në vitin 1804 dhe grupi thekson se “është frymëzuar, por nuk ka ndonjë prejardhje të drejtpërdrejtë nga Urdhri i lashtë”. Anëtarët me të drejta të plota janë të krishterë, por edhe jo të krishterët mirëpriten si “miq dhe përkrahës”. Dega e tyre në Angli dhe Uells, “Paria e Madhe e Kalorësve Templarë” ka rreth 140 anëtarë. Mjeshtri i tyre, Geoff Beck shpjegon se ajo është larg nga të qenit “një kult sekret”.

“Çelësi i pasurisë së Jeruzalemit nuk më është dhënë mua. Ne nuk bëjmë ceremoni sekrete, ceremonitë tona të hapjes bëhen në kisha publike. Çdo anëtar i kishës është i lirë të marrë pjesë.”

Templarët e Mesjetës kishin një reputacion, i përdorur për të negociuar me myslimanët dhe hebrenjtë dhe Templarët modernë e shohin veten në të njëjtën linjë. Ndoshta lidhja më e fortë e tyre me Templarët e shekullit të 12-të është interesi modern për Lindjen e Mesme. Paria e Madhe e Anglisë dhe Uellsit sponsorizon programin “Ndihma Mjekësore” për fëmijët e Irakut dhe Fondacionin për Pajtim në Lindjen e Mesme.

Shtegu tjetër kryesor i Templarëve të vonë në Mbretërinë e Bashkuar është vëllazëria e masonerisë së lirë. Organizata thotë se ka 30 mijë anëtarë si Kalorës Templarë, midis 250 mijë masonëve të lirë në Angli dhe në Uells. Kalorësit Templarë datojnë në shekullin e 18-të dhe janë të ngjashëm me masonët e tjerë të lirë, por kanë një etikë të krishterë. Dhe (sërish) simpatizantët e Dan Braunit do të zhgënjehen!

“Ne nuk pretendojmë të kemi ndonjë prejardhje nga ata. Ne përkujtojmë Templarët origjinalë dhe kemi marrë si shembull disa parime masonike,” thotë John Hamill, drejtor i komunikimeve në Lozhën e Madhe të Bashkuar të Anglisë.

Puna bamirëse është në rend të ditës. Spitali i syve në Jeruzalem është përfituesi më i madh i fondeve.

Të gjitha këto do të paraqiten në zbulimin e fundit të Vatikanit, i cili planifikon të paraqesë dokumente nga shekulli i 14-të, që do të konfirmojnë se Templarët nuk ishin fajtorë për herezitë.

Mirëpo teoricientët konspirativë do të vazhdojnë të kërkojnë për pasardhësit e sekretit dhe do të ketë dyshime të lidhura me ta.

“Ne i kemi arkivat dhe do të provojmë trashëgiminë tonë, por nuk kemi nevojë t’i bëjmë ato publike,” shpjegon mjeshtri Beck, në mënyrë misterioze.

/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi