Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Meteorët zhdukën njeriun e lashtë dhe mamuthin Empty Meteorët zhdukën njeriun e lashtë dhe mamuthin

Tue 12 Jun 2012 - 21:50
Meteorët zhdukën njeriun e lashtë dhe mamuthin MamuthiiiiiShkencëtarët kanë arritur të gjejnë prova se një stuhi meteorësh goditi Tokën 12 mijë vjet më parë dhe se ka gjasa që ky fenomen të jetë përgjegjës për zhdukjen e njerëzve parahistorike dhe kafshëve gjigante si mamuthët.

Provat për këtë stuhi të ardhur nga hapësira janë gjetur në dy kontinente, në Amerikën e Veriut dhe në Azi.

Sipas studiuesve, besohet se impakti i qindra ose mijëra fragmenteve me planetin ndryshoi drastikisht kushtet e jetesës për disa dekada, duke shkaktuar një dimër të acartë, përgjegjës për zhdukjen e shumë formave të jetës në planet.

Gjatë kërkimeve, një grup ekspertësh ndërkombëtarë arritën të gjenin një material të quajtur qelq i shkrirë, i cili formohet në temperature 1 700-2 200 gradë, si rezultat i shpërthimeve vullkanike apo potencialisht për shkak të impaktit të një trupi qiellor me Tokën.

Përllogaritjet arritën në përfundimin se materiali i gjetur në Pensilvani, SHBA dhe në Siri, ishte 13 mijë vjet vjetër.

Testet e mëtejshme provuan se materiali nuk ishte kozmik, vullkanik apo i bërë nga dora e njeriut.

Qelqi i shkrirë i gjetur në vendet e mësipërme është i njëjtë me materialin e gjetur në kraterin meteorik në Arizona dhe me një tjetër krater në Australi, ku është provuar se disa meteorë të vegjël kanë provokuar shpërthimin, nga i cili më pas është formuar qelqi në fjalë.

Gjetja e materialit është prova më e mirë që dëshmon një impakt, sepse në kushtet e një përplasje, pasi lënda mund të prodhohet në fragment sekondi, si rrjedhojë e kushteve specifike që krijohen në momentin e përplasjes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi