Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

Cili eshte kuptimi i jetes???? Empty Cili eshte kuptimi i jetes????

Wed 13 Jun 2012 - 12:14
Message reputation : 100% (1 vote)
Kuptimi i jetës është domethënia vetjake që njeriu i jep qenies së tij në jetën që bën në këtë botë. Çfarë kuptimi ka jeta si edhe pyetja përse jetojmë, janë pyetjet dhe çështjet më të rëndësishme, më të ndërlikuara, dhe ndoshta më të vështirat që kanë munduar dhe mundojnë ende jo vetëm njeriun që nga lindja e tij, por edhe mistikën, metafizikën, filozofinë dhe shkencën. Ka përgjigje të mundëshme të panumërta mbi pyetjen e kuptimit të jetës, madje janë dhënë shumë përgjigje të ndryshme që rrjedhin nga teoritë shkencore, filozofike, teologjike dhe spirituale, por një përgjigje vendimtare të pajtueshme dhe të pranueshme botërisht për njeriun nga këto degë të diturisë njerëzore nuk ka ende.
Pyetja mbi kuptimin e jetës është e lidhur ngushtë me pyetje të tjera si:“Cila është prejardhja e jetës?”, “Cili është qëllimi i jetës (së një njeriu)?”, “Ç´domethënie ka jeta?” dhe “Çfarë është e çmueshme në jetë?
Pikëpamjet dhe botëkuptimet mbi kuptimin e jetës mund të ndryshojnë nga njëri njeri tek tjetri gjatë jetës së tyre.
Disa njerëz mendojnë se feja është e vetmja që zotëron përgjigjen përfundimtare të kësaj pyetjeje.
Cili eshte per ju kuptimi i vetes dhe si do i pergjigjeshit ketyre pyetjeve:
“Cila është prejardhja e jetës?”, “Cili është qëllimi i jetës (së një njeriu)?”, “Ç´domethënie ka jeta?” dhe “Çfarë është e çmueshme në jetë?
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cili eshte kuptimi i jetes???? Empty Re: Cili eshte kuptimi i jetes????

Sat 16 Jun 2012 - 14:58
Te perjetosh te miren dhe te keqen ,besoj se vetem keshtu kuptohet rendesia e jetes .Nje jete pa ulje ngritje s'ka shume emocione .

Tema zhvendoset tek diskutimet shoqerore!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Cili eshte kuptimi i jetes???? Empty Re: Cili eshte kuptimi i jetes????

Sat 16 Jun 2012 - 15:16
Vetem te Jetosh pa menduar se si..
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Cili eshte kuptimi i jetes???? Empty Re: Cili eshte kuptimi i jetes????

Tue 19 Jun 2012 - 20:22
Ne nuk jemi pyetur se a deshirojme te vijme ne kete bote, ne nuk jemi pyetur se ku deshirojme te lindim! Jeta eshte paradoksale, e kendshme, e hidhur por prap se prap mbetet e vetmja gje qe ne kemi. Eshte gabim nese themi se: Kemi para, kemi shtepi, te gjitha keto jane jasht qenies tone dhe e vetmja gje qe ne kemi eshte shpirti pra jeta.

Megjithate jeta eshte ashtu sic e ndjejme ne, nese ne e njejme si te bukur, ajo eshte e bukur dhe e kunderta.
Sponsored content

Cili eshte kuptimi i jetes???? Empty Re: Cili eshte kuptimi i jetes????

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi