Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kuptimi i realitetit të jetës..! Empty Kuptimi i realitetit të jetës..!

Sat 19 May 2012 - 18:03
Transmetohet se një here ishte një mbret i cili gjatë sundimit të tij e kuptoi se pa marr parasysh se sa i pasur ishte, kënaqësitë ishin të shkurtra dhe fundi i tij në këtë botë ishte vdekja. Këto mendime silleshin në mendjen e tij, derisa një ditë fshehtas u largua nga kështjella e tij dhe u nis drejt bregdetit. Atje, jetesën e fitonte duke punuar me tulla gjatë ditës, ndërsa natën e adhuronte Allahun. Edhe pse ai kishte udhëtuar shumë larg nga atdheu i tij, nuk mundi të mbetej shumë gjatë si i panjohur, ngase shumë shpejtë lajmet rreth tij arritën tek mbreti i vendit në të cilin ai tashmë jetonte. Mbreti e ftoi atë, por ai refuzoi të shkonte; dhe kur u ftua për here të dytë, ai ua bëri të qartë se nuk dëshironte të takonte mbretin.

Mbreti i kësaj toke u bë shumë kureshtar për historinë e ish mbretit dhe nuk donte ta linte me kaq. Prandaj ai shkoi vet ta takonte atë, por kur ish mbreti e pa duke u afruar filloi të ikte me vrap. Mbreti e qetësoi duke thirrur, “O rob i Allahut, mos u frikëso,”, por ish mbreti vazhdonte të ikte prej tij. Kjo vazhdoi për ca kohë derisa mbreti e bindi se ai vetëm dëshironte të fliste me të për pak kohë. Kur ata u takuan ballë për ballë, mbreti e pyeti ish mbretin: “Çfarë të shtyri të vish në këtë tokë?”

Ai u përgjigj “E kuptova se zemra ime dëshironte të ndahej nga fëmijët e Ademit.”

Mbreti e pyeti: “Si mund të durosh të jetosh i vetmuar?”

Ai u përgjigj, “Kushdo që gjen qetësi me Allahun shoqërinë e të tjerëve e gjen të padobishme.”

Mbreti e pyeti: “E përse e braktise mbretërinë tënde?”

Ai u përgjigj, “Mendova rreth pasurisë sime, fundit tim në këtë tokë dhe e kuptova se fundi im është afër ( d.m.th vdekja) prandaj vendosa të largohesha nga ajo që është e përkohshme në atë që është (banesa) e përhershme. Ti kthehesha Zotit tim, atëherë ika nga mëkatet e mia ( u pendova).”

Mbreti i tha: “Ti nuk ke arsye ti frikësohesh Allahut më shumë se sa unë.”

Mbreti pastaj hoqi dorë nga froni, dhe më pas ndoqi shembullin e shokut të tij në rrugën e thjeshtësisë, pendimit dhe adhurimit.


Nga libri: Stories of Repentance
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi