Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndjenja e realitetit Empty Ndjenja e realitetit

Fri 6 Apr 2012 - 2:17
Shprehja që mund të keni dëgjuar më së shumti mund të jetë “Mos ëndërro me sy hapur”. Por për të patur ndjenjën e realitetit nuk mjafton vetëm ajo për t’ju ‘zgjuar’, prandaj ne po ju rendisim disa këshilla të tilla.… Nuk duhet të kesh kurrë iluzione. Mos krijo kështjella në ajër. Përçmoji fjalët e vlerëso faktet. Beso vetëm në atë që shikon. Mbështetu vetëm tek ajo që di. Mos e përfill tërë atë që është e zbrazët, e mjegullt, e pavlerë, e paqartë. Edukohu me elementë të shëndoshë, të pakundërshtueshëm, të saktë. Me një fjalë, bëhu pozitiv.Zgjidh një fushë aktiviteti të përshtatshme për temperamentin tënd dhe për mundësitë e tua. Mos e çoni nëpër mënd të shkruani poezi, nëse është matematika ajo që ju tërheq. Mos imitoni fëmijët që kur i pyesin se çfarë dëshirojnë të bëhen kur të rriten, të përgjigjen “Do të bëhem mbret, ose do të bëhem kinez”.Prirja, dëshira, pasioni, janë efikase vetëm kur janë të shoqëruara nga mundësia për t’i realizuar. Para se t’i vësh vetes një qëllim, kontrollo mjetet e brendshme dhe të jashtme të cilat ke në dispozicion. Ndrydhni entuziazmet e zbrazëta dhe mos u dehni me ujë.
Ndjenja e realitetit 2-16
Mos e shikoni realitetin nën një dritë false dhe mos e vër veten në rrezik për t’u mashtruar nga të tjerët. Mos harro se optimizmi me çdo kusht paraqet një forcë, por edhe një rrezik. Ndiq me vendosmëri idealin tënd, kushtoji tërë energjitë dhe “zhvilloje” intensivisht, por mos e humb kurrë nga sytë realitetin.
Të dështuarit llogariten në mijëra, mos e harro këtë fakt! (LajmeShqip.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi