Biokapsulat, mjekësia e të ardhmes i afrohet realitetit
Sun 26 Feb 2012 - 2:00
Mjekësia e të ardhmes është parë gjithmonë si një argument fantastiko-shkencor dhe mbi të janë xhiruar dhjetëra filma, si p.sh. “Udhëtim haluçinant”. Të zvogëlohesh për të hyrë në një mikrokapsulë e më pas në trupin e njeriut është ende fantashkencë, por disa zbulime të reja duket se po e afrojnë këtë ide me realitetin.
Është fjala për biokapsulat, një shpikje që mban firmën e NASA-s e që mund të bëhen mjekësia e të ardhmes.
Agjencia hapësinore e ka arritur një rezultat të tillë pasi ka studiuar të gjitha mënyrat për të mbrojtur shëndetin e astronautëve në hapësirë.
Biokapsulat janë vlerësuar si një zgjidhje optimale.
Po si funksionojnë ato?
Bikapsulat janë nanotuba karboni (të qëndrueshme ndaj enzimave) që përmbajnë qeliza vitale, në brendësi të të cilave gjenden ilaçe që çlirohen në organizëm në momentin që ky i fundit ka nevojë, pasi u jepet një sinjal nga sensorët.
Këto lloje kapsulash mund të futen në trupin e njeriut për trajtimin e diabetit dhe sipas burimeve brenda NASA-s ato mund të nisin të aplikohen pas 10 ose 15 vjetësh. / Përgatiti: Gazmira Ndoja

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi