Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Rikthimi i kampeve verore për fëmijë Empty Rikthimi i kampeve verore për fëmijë

Wed 13 Jun 2012 - 17:04
Emanuela Sako Kampet verore? Shkollat kanë filluar të tregohen të “zgjuara” në organizimet e stinës së nxehtë që sapo ka hyrë. Nëpërmjet këtyre kampeve, përpiqen t’u rikujtojnë nxënësve mësimet dhe njëkohësisht t’i zbavisin. Edhe prindërit e kanë parë si një mundësi të mirë: e kush nuk e njeh stresin që shkaktojnë fëmijët kur janë gjithë ditën në shtëpi, nëse vetë je në punë.Kampet verore kanë ekzistuar edhe para viteve ’90. Brezi i sotëm i fëmijëve nuk e njeh atë traditë, por mësuesit e vjetër e njohin mirë, madje e kujtojnë edhe me nostalgji. Në kampet e dikurshme të pionierëve shkonin nxënësit më të dalluar, me anë të “fletëve të kampit”, që shpërndaheshin falas, sidomos për fëmijët e familjeve punëtore. Sot kjo traditë është rikthyer, por me rregulla të tjera. Nuk ka kufizime për nxënësit e shkëlqyer në mësime dhe janë zakonisht projekte me përfshirjen e shkollave private.

“Kampet e pionierëve para viteve ’90? Edukim dhe disiplinë”

Dallimet mes kampeve të asaj kohe dhe atyre të sotmëve? Ëngjëllushja është mësuese e matematikës. Na rikthen me nostalgji në kohën e kampeve verore të para viteve ’90. Ëngjëllushja ka qenë vetë nxënëse e zgjedhur për të shkuar në këto kampe dhe më pas “mësuese-kujdestare” me grupmoshat që përfshinte kampi i pionierëve edhe në shkollë të mesme në kampin veror të rinisë. Fëmijët shoqëroheshin nga mësues kryesisht të pamartuar.

Mësuese Ëngjëllushja si organizoheshin kampet verore para viteve ‘90?

Kampet verore para viteve ’90 kanë qenë të organizuara shumë mirë. Mbylleshin shkollat dhe kishte 1 muaj argëtim në kampet verore. Disa nga ne mësuesit shkonim me fëmijët nga ora 08.00 e mëngjesit deri në 12.00 të paradites. Ndërsa, nxënësve më të mirë u jepej e drejta për të shkuar 2 javë në kampet e pushimit. Mblidheshin nxënësit më të mirë të të gjitha shkollave, të rretheve të ndryshme

Zakonisht, në cilat vende shkonit me kampet e pushimit?

Kampe të tilla shtetërore kishte në Divjakë, Golem, Vlorë, Pogradec, Voskopojë. Unë vetë kam qenë në Pogradec dhe Golem. Edhe kur kam qenë në shkollë të mesme, kam qenë në kampet e rinisë, të asaj kohe në vitin ‘84.

Si shkoje në një kamp veror?

Unë ka shkuar edhe si nxënëse, edhe si mësuese kujdestare më pas. Duhet të ishte nxënëse shumë e mirë për të fituar fletën e kampit të pushimit.

Çfarë bënit në kampet verore?
Gjithçka ishte e kronometruar thuajse. Ngriheshim në mëngjes, bënim gjimnastikë të organizuar, hanim ushqim deri në orën 09.00 të mëngjesit dhe më pas dilnim anës detit dhe zhvillonim lojra të ndryshme. Një detaj që nuk më hiqet nga mendja ka qenë boria që sinjalizonte futjen në det dhe më pas binte përsëri për të sinjalizuar daljen. Mësuesit krijonin me trupat e tyre një gardh-kufiri në det, në mënyrë që të mos kishte probleme me sigurinë e nxënësve. Paraditja ikte me argëtime në plazh, pasdite bënim gara sportive, ndeshje volejbolli apo basketbolli midis shkollave, disa lloje konkursesh në lëndë të ndryshme etj.

A kanë qenë të vlefshme sipas jush?

Pjesmarrja në kampet verore ka qenë e vlefshme sepse fëmijët bëheshin më aktivë. Ndikonte për të qenë më të shoqërueshëm, gjë që tek fëmijët e sotëm e vë re, që ka mangësi.

**********

Rikthimi i kampeve për fëmijë: “Po shtohen prindërit që i kërkojnë”

Bilbil Beqiri është nëndrejtor i një prej shkollave private në kryeqytet. Kampet verore që aplikohen nga shkollat private sot, bazohen në projekte. Mësues Bilbilin e pyetëm lidhur me mënyrën si funksionojnë kampet e sotëm:

Z. Bilbil, çfarë do të thotë të çosh fëmijën në një kamp veror në kohët e sotme?

Prindërit i regjistrojnë fëmijët në kampet verore se ata argëtohen dhe mësojnë shumë nga njëri-tjetri. Ne tentojmë që kampi të jetë praktika e asaj që kryhet teorikisht në klasat e e mësimit.

Ka interes nga prindërit?

Prindërit po këmbëngulin që t’i fusin fëmijët në kampe verore.

Çfarë bëjnë fëmijët në një kamp veror të ditëve të sotme?

Kampet verore janë konceptuar shëtitje plus praktikë e gjuhës së huaj apo njohurive në lëndë të ndryshme, për nxënësit e fillores. Ndërsa për nxënësit më të mëdhenj, përgatitje për në universitet.

Si është e organizuar dita?

Nxënësit çohen në mëngjes, hanë mëngjesin deri në orën 09.00 dhe më pas kryejnë aktivitete. Paradite bëjnë mësim, me pushime të ndërmjetme, pastaj hanë drekën dhe më pas bëjnë shëtitje, lojëra, vizita në vende të ndryshme dhe historike.

Për shembull?

Për shembull nëse në mësim gjatë paradites është folur për kafshët, ata do të vizitojnë mbasdite kopshtin zoologjik. Fëmijët minimalisht përfitojnë praktikë. Domethënë është e ndërthurur aktivitet plus mësim.

Sa fëmijë marrin pjesë në kampet verore?

Marrin pjesë 35 deri në 50 fëmijë dhe fillon nga 1 deri në 15 qershor. Funksionon me projekte.

Fëmijët e 1938-s

Këto tri foto të arkivës historike të agjensisë Corbis janë shkrepur në Tiranë në prill të vitit 1938. E para tregon përshëndetjen që nxënësit duhet të bënin në klasë para nisjes së procesit mësimor. E dyta tregon fëmijët e asaj periudhe gjatë orës së ushtrimeve fizike në oborrin e shkollës. E treta tregon një fëmijë në tregun e Tiranës, me dy kecat e tij në shitje

Fotograf: Lucien Aigner

Fëmijët e 1980-s

Këto tri foto të arkivës historike të agjensisë Corbis janë shkrepur në Tiranë në vitin 1980. E para tregon një orë fiskulture në palestrën e një shkolle në kryeqytet. Fotografit i ka bërë përshtypje që palestra është holli i një ish-katedraleje ortodokse të mbyllur nga rregjimi. Fotoja e dytë tregon fëmijë të angazhuar në punë vullnetare për seleksionimin e fletëve të duhanit. E treat tregon nxënës 6-vjeçarë në shkollën e muzikës

Fotograf: Michel Setboun

**********

Shpërbërja e kampeve pas ‘90-s? Punë shqiposh!

Artan Lame *

Kampet e pushimit të pionierëve ishin një nga përbërësit bazë të kalimit të kohës së lirë gjatë epokës komuniste. Përgjithësisht diktaturat kujdesen në mënyrë të veçantë për rininë dhe brumosjen e orientimit politik tek ajo sa më herët. Nga kjo pikpamje, të djathta a të majta qofshin, diktaturat janë sjellë njësoj. Kampe pushimi për rininë u organizuan njësoj si në Bashkimin Sovjetik të Stalinit ashtu edhe në Gjermaninë e Hitlerit, e me rradhë edhe në vendet e tjera.

Në Shqipëri u ndoq shembulli sovjetik

Në Shqipëri pas lufte u ndoq shembulli sovjetik, por kishte ndërkaq një bazë dhe eksperiencë egzistuese, të ngritur nga italianët gjatë viteve të Luftës. Me kalimin e viteve kampet e pushimit për të rinjtë u përhapën anekënd vendit, si në zonat bregdetare, ashtu edhe në zona malore. Të tillë kishte në Shirokë, (ku për këtë qëllim u përdor ish-vila e Zogut buzë Liqenit të Shkodrës); në Shëngjin; në Durrës, (ku ishte një prej kampeve të pionierëve më të mëdhej në vend); kampi i rinisë në Golem; në Vlorë, në Pogradec, etj.

Pushimet në këto kampe organizoheshin në turne 15-ditëshe dhe merrnin pjesë pa dallim të rinjtë e moshës së shkollës 8-vjecare.

Organizimi i brendshëm i kampeve

Të rinjtë ishin të ndarë në fjetore të veçanta djem – vajza. Ishin organizuar në toga e kompani, me zgjim me bori, me ceremoni të ngritjes së flamurit, me ecje në rresht, etj. Këto kampe, përmes së cilave kaluan qindra mijëra të rinj përgjatë më shumë se 4 dekadave, u shpërbënë pas vitit 1990, duke harruar se ato egzistojnë edhe në të gjithë vendet normale evropiane (natyrisht pa cipën ideologjike) si një element i rëndësishëm i formimit të jetës shoqërore. Nejse, punë shqiposh.

*Cikli: Shqipni e harrume

FOTO-KOLAZH

Në foton e parë jemi në Pogradec. Kampi i Pogradecit ishte ndërtuar gjatë epokës sovjetike gjë që shihet qartë edhe nga arkitektura e godinës.

Fotografia e dytë është bërë në Kampin e Pionierëve Qemal Stafa në Durrës. Prapa pionierit shihet edhe busti i Qemal Stafës, para të cilit çdo mëngjes bëhej betimi.

Në foton e tretë shihet hyrja e Kampit të Vlorës. Edhe fotografia e pestë është bërë në Vlorë në vitin 1976.

Fotografitë 4 dhe 6 na kthejnë sërisht në Kampin e Durrësit, njëra në vitin 1958 ndërsa tjetra diku në fund të viteve 60. Pionieri i fotos së dytë është mbështetur në një si trung peme por që në fakt ishte një imitim prej betonarmeje dhe këtë besoj se e mbajnë mend të gjithë ata që kanë qenë në këtë kamp pasi ishte një fakt që fëmijëve u bënte përshtypje. Fotografia e fundit, sërish në Durrës në 1957.

Shihet se disa prej fotografive janë të shoqëruara me një dizenjo nga plazhi përkatës, modë kjo e futur në vitet ‘50 nga Bashkimi Sovjetik dhe shumë e pëlqyer në ato kohëra.

****

Çfarë ishte “Organizata e Pionierëve” dikur *

Pionierët janë fëmijë të moshës 9-14 vjeç. Pionerët vijnë nga radhët e fatosave. Pas pranimit në organizatë, pionerit i dalin një varg detyrash:

-të plotësojë me ndërgjegje betimin përpara flamurit dhe shokëve të tij;

-të njohë traditat revolucionare të popullit tonë, të luftës dhe të punës;

-të edukohet me cilësitë më të larta moralo-politike ;

-të mësojë me zell, për të fituar sa më shumë dije;

-të përgatitet fizikisht e të jetë gjithmonë i gatshëm për mbrojtjen e atdheut;

-të marrë pjesë në jetën shoqërore, të mos pajtohet me mendimet, zakonet e shfaqjet e huaja;

Pioneri merr pjesë në të gjitha punët e skuadrës, kompanisë dhe çetës ku bën jetën e organizatës dhe ka të drejtë të zgjedhë e të zgjidhet si anëtar i shtabit të kompanisë a të çetës.

*Sipas “Enciklopedisë Shqiptare” botim 1984
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Rikthimi i kampeve verore për fëmijë Empty Re: Rikthimi i kampeve verore për fëmijë

Wed 13 Jun 2012 - 17:11
uaaaaaaaaaaaa si me ktheve 25 vjet pas me kujtohet kur ikja ne kamp veror cdo vit
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Rikthimi i kampeve verore për fëmijë Empty Re: Rikthimi i kampeve verore për fëmijë

Wed 13 Jun 2012 - 17:14
Spo i len asgje mangut regjimit te dikurshem...Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 225228196 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 225228196 ..
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Rikthimi i kampeve verore për fëmijë Empty Re: Rikthimi i kampeve verore për fëmijë

Wed 13 Jun 2012 - 17:17
Tironci shkruajti:Spo i len asgje mangut regjimit te dikurshem...Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 225228196 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 225228196 ..
sikur te kishin gjysmen e atij regjimi pervec burgut per fjalen e lire dhe ushqimeve
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Rikthimi i kampeve verore për fëmijë Empty Re: Rikthimi i kampeve verore për fëmijë

Wed 13 Jun 2012 - 17:22
Durrsaku shkruajti:

njesoj me duket muve vetem njerezit qe e drejtojne kane emra te rrinj..

Por po ato fytyra te poshtra e drejtojne Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 2421821043 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 2421821043 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 2421821043 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 2421821043 .

kur do i vije fundi ketyre Maskarenjve Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 320249 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 320249 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 320249
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Rikthimi i kampeve verore për fëmijë Empty Re: Rikthimi i kampeve verore për fëmijë

Wed 13 Jun 2012 - 17:24
Tironci shkruajti:
Durrsaku shkruajti:
Tironci shkruajti:Spo i len asgje mangut regjimit te dikurshem...Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 225228196 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 225228196 ..
sikur te kishin gjysmen e atij regjimi pervec burgut per fjalen e lire dhe ushqimeve
njesoj me duket muve vetem njerezit qe e drejtojne kane emra te rrinj..

Por po ato fytyra te poshtra e drejtojne Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 2421821043 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 2421821043 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 2421821043 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 2421821043 .

kur do i vije fundi ketyre Maskarenjve Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 320249 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 320249 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 320249
asnjehere se po femijet e vet do ti zevendesojne
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Rikthimi i kampeve verore për fëmijë Empty Re: Rikthimi i kampeve verore për fëmijë

Wed 13 Jun 2012 - 17:32
Durrsaku shkruajti:
Tironci shkruajti:
Durrsaku shkruajti:
Tironci shkruajti:Spo i len asgje mangut regjimit te dikurshem...Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 225228196 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 225228196 ..
sikur te kishin gjysmen e atij regjimi pervec burgut per fjalen e lire dhe ushqimeve
njesoj me duket muve vetem njerezit qe e drejtojne kane emra te rrinj..

Por po ato fytyra te poshtra e drejtojne Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 2421821043 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 2421821043 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 2421821043 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 2421821043 .

kur do i vije fundi ketyre Maskarenjve Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 320249 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 320249 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 320249
asnjehere se po femijet e vet do ti zevendesojne
.

Sa keq per ate brez qe rritet atje Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 225228196 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 225228196 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 225228196 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 225228196 .

Asnjehere nuk eshte me e forte kjo DIKTATURE qe eshte vendosur sot ,,nga DIKTATURA e dikurshme Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 163102122 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 163102122 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 163102122 ..

Por si duket rinia po degjenerohet ,, apo po genjehet me disa diplloma shkolle qe nuk i hyjne ne pune as dreqit Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 182150474 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 182150474 Rikthimi i kampeve verore për fëmijë 182150474
anna sweety
anna sweety
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 829
<b>Hobi</b> Hobi : sporti
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : atje ku me pershtatet
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/06/2012
http://ndjenja.tk

Rikthimi i kampeve verore për fëmijë Empty Re: Rikthimi i kampeve verore për fëmijë

Wed 13 Jun 2012 - 17:56
Kampet verore? Shkollat kanë filluar të tregohen të “zgjuara” në organizimet e stinës së nxehtë që sapo ka hyrë. Nëpërmjet këtyre kampeve, përpiqen t’u rikujtojnë nxënësve mësimet dhe njëkohësisht t’i zbavisin. Edhe prindërit e kanë parë si një mundësi të mirë: e kush nuk e njeh stresin që shkaktojnë fëmijët kur janë gjithë ditën në shtëpi, nëse vetë je në punë.

Kampet verore kanë ekzistuar edhe para viteve ’90. Brezi i sotëm i fëmijëve nuk e njeh atë traditë, por mësuesit e vjetër e njohin mirë, madje e kujtojnë edhe me nostalgji. Në kampet e dikurshme të pionierëve shkonin nxënësit më të dalluar, me anë të “fletëve të kampit”, që shpërndaheshin falas, sidomos për fëmijët e familjeve punëtore. Sot kjo traditë është rikthyer, por me rregulla të tjera. Nuk ka kufizime për nxënësit e shkëlqyer në mësime dhe janë zakonisht projekte me përfshirjen e shkollave private.

“Kampet e pionierëve para viteve ’90? Edukim dhe disiplinë”

Dallimet mes kampeve të asaj kohe dhe atyre të sotmëve? Ëngjëllushja është mësuese e matematikës. Na rikthen me nostalgji në kohën e kampeve verore të para viteve ’90. Ëngjëllushja ka qenë vetë nxënëse e zgjedhur për të shkuar në këto kampe dhe më pas “mësuese-kujdestare” me grupmoshat që përfshinte kampi i pionierëve edhe në shkollë të mesme në kampin veror të rinisë. Fëmijët shoqëroheshin nga mësues kryesisht të pamartuar.

Mësuese Ëngjëllushja si organizoheshin kampet verore para viteve ‘90?

Kampet verore para viteve ’90 kanë qenë të organizuara shumë mirë. Mbylleshin shkollat dhe kishte 1 muaj argëtim në kampet verore. Disa nga ne mësuesit shkonim me fëmijët nga ora 08.00 e mëngjesit deri në 12.00 të paradites. Ndërsa, nxënësve më të mirë u jepej e drejta për të shkuar 2 javë në kampet e pushimit. Mblidheshin nxënësit më të mirë të të gjitha shkollave, të rretheve të ndryshme

Zakonisht, në cilat vende shkonit me kampet e pushimit?

Kampe të tilla shtetërore kishte në Divjakë, Golem, Vlorë, Pogradec, Voskopojë. Unë vetë kam qenë në Pogradec dhe Golem. Edhe kur kam qenë në shkollë të mesme, kam qenë në kampet e rinisë, të asaj kohe në vitin ‘84.

Si shkoje në një kamp veror?

Unë ka shkuar edhe si nxënëse, edhe si mësuese kujdestare më pas. Duhet të ishte nxënëse shumë e mirë për të fituar fletën e kampit të pushimit.

Çfarë bënit në kampet verore?
Gjithçka ishte e kronometruar thuajse. Ngriheshim në mëngjes, bënim gjimnastikë të organizuar, hanim ushqim deri në orën 09.00 të mëngjesit dhe më pas dilnim anës detit dhe zhvillonim lojra të ndryshme. Një detaj që nuk më hiqet nga mendja ka qenë boria që sinjalizonte futjen në det dhe më pas binte përsëri për të sinjalizuar daljen. Mësuesit krijonin me trupat e tyre një gardh-kufiri në det, në mënyrë që të mos kishte probleme me sigurinë e nxënësve. Paraditja ikte me argëtime në plazh, pasdite bënim gara sportive, ndeshje volejbolli apo basketbolli midis shkollave, disa lloje konkursesh në lëndë të ndryshme etj.

A kanë qenë të vlefshme sipas jush?

Pjesmarrja në kampet verore ka qenë e vlefshme sepse fëmijët bëheshin më aktivë. Ndikonte për të qenë më të shoqërueshëm, gjë që tek fëmijët e sotëm e vë re, që ka mangësi.

**********

Rikthimi i kampeve për fëmijë: “Po shtohen prindërit që i kërkojnë”

Bilbil Beqiri është nëndrejtor i një prej shkollave private në kryeqytet. Kampet verore që aplikohen nga shkollat private sot, bazohen në projekte. Mësues Bilbilin e pyetëm lidhur me mënyrën si funksionojnë kampet e sotëm:

Z. Bilbil, çfarë do të thotë të çosh fëmijën në një kamp veror në kohët e sotme?

Prindërit i regjistrojnë fëmijët në kampet verore se ata argëtohen dhe mësojnë shumë nga njëri-tjetri. Ne tentojmë që kampi të jetë praktika e asaj që kryhet teorikisht në klasat e e mësimit.

Ka interes nga prindërit?

Prindërit po këmbëngulin që t’i fusin fëmijët në kampe verore.

Çfarë bëjnë fëmijët në një kamp veror të ditëve të sotme?

Kampet verore janë konceptuar shëtitje plus praktikë e gjuhës së huaj apo njohurive në lëndë të ndryshme, për nxënësit e fillores. Ndërsa për nxënësit më të mëdhenj, përgatitje për në universitet.

Si është e organizuar dita?

Nxënësit çohen në mëngjes, hanë mëngjesin deri në orën 09.00 dhe më pas kryejnë aktivitete. Paradite bëjnë mësim, me pushime të ndërmjetme, pastaj hanë drekën dhe më pas bëjnë shëtitje, lojëra, vizita në vende të ndryshme dhe historike.

Për shembull?

Për shembull nëse në mësim gjatë paradites është folur për kafshët, ata do të vizitojnë mbasdite kopshtin zoologjik. Fëmijët minimalisht përfitojnë praktikë. Domethënë është e ndërthurur aktivitet plus mësim.

Sa fëmijë marrin pjesë në kampet verore?

Marrin pjesë 35 deri në 50 fëmijë dhe fillon nga 1 deri në 15 qershor. Funksionon me projekte.

Fëmijët e 1938-s

Këto tri foto të arkivës historike të agjensisë Corbis janë shkrepur në Tiranë në prill të vitit 1938. E para tregon përshëndetjen që nxënësit duhet të bënin në klasë para nisjes së procesit mësimor. E dyta tregon fëmijët e asaj periudhe gjatë orës së ushtrimeve fizike në oborrin e shkollës. E treta tregon një fëmijë në tregun e Tiranës, me dy kecat e tij në shitje

Fotograf: Lucien Aigner

Fëmijët e 1980-s

Këto tri foto të arkivës historike të agjensisë Corbis janë shkrepur në Tiranë në vitin 1980. E para tregon një orë fiskulture në palestrën e një shkolle në kryeqytet. Fotografit i ka bërë përshtypje që palestra është holli i një ish-katedraleje ortodokse të mbyllur nga rregjimi. Fotoja e dytë tregon fëmijë të angazhuar në punë vullnetare për seleksionimin e fletëve të duhanit. E treat tregon nxënës 6-vjeçarë në shkollën e muzikës

Fotograf: Michel Setboun

**********

Shpërbërja e kampeve pas ‘90-s? Punë shqiposh!

Artan Lame *

Kampet e pushimit të pionierëve ishin një nga përbërësit bazë të kalimit të kohës së lirë gjatë epokës komuniste. Përgjithësisht diktaturat kujdesen në mënyrë të veçantë për rininë dhe brumosjen e orientimit politik tek ajo sa më herët. Nga kjo pikpamje, të djathta a të majta qofshin, diktaturat janë sjellë njësoj. Kampe pushimi për rininë u organizuan njësoj si në Bashkimin Sovjetik të Stalinit ashtu edhe në Gjermaninë e Hitlerit, e me rradhë edhe në vendet e tjera.

Në Shqipëri u ndoq shembulli sovjetik

Në Shqipëri pas lufte u ndoq shembulli sovjetik, por kishte ndërkaq një bazë dhe eksperiencë egzistuese, të ngritur nga italianët gjatë viteve të Luftës. Me kalimin e viteve kampet e pushimit për të rinjtë u përhapën anekënd vendit, si në zonat bregdetare, ashtu edhe në zona malore. Të tillë kishte në Shirokë, (ku për këtë qëllim u përdor ish-vila e Zogut buzë Liqenit të Shkodrës); në Shëngjin; në Durrës, (ku ishte një prej kampeve të pionierëve më të mëdhej në vend); kampi i rinisë në Golem; në Vlorë, në Pogradec, etj.

Pushimet në këto kampe organizoheshin në turne 15-ditëshe dhe merrnin pjesë pa dallim të rinjtë e moshës së shkollës 8-vjecare.

Organizimi i brendshëm i kampeve

Të rinjtë ishin të ndarë në fjetore të veçanta djem – vajza. Ishin organizuar në toga e kompani, me zgjim me bori, me ceremoni të ngritjes së flamurit, me ecje në rresht, etj. Këto kampe, përmes së cilave kaluan qindra mijëra të rinj përgjatë më shumë se 4 dekadave, u shpërbënë pas vitit 1990, duke harruar se ato egzistojnë edhe në të gjithë vendet normale evropiane (natyrisht pa cipën ideologjike) si një element i rëndësishëm i formimit të jetës shoqërore. Nejse, punë shqiposh.

*Cikli: Shqipni e harrume

FOTO-KOLAZH

Në foton e parë jemi në Pogradec. Kampi i Pogradecit ishte ndërtuar gjatë epokës sovjetike gjë që shihet qartë edhe nga arkitektura e godinës.

Fotografia e dytë është bërë në Kampin e Pionierëve Qemal Stafa në Durrës. Prapa pionierit shihet edhe busti i Qemal Stafës, para të cilit çdo mëngjes bëhej betimi.

Në foton e tretë shihet hyrja e Kampit të Vlorës. Edhe fotografia e pestë është bërë në Vlorë në vitin 1976.

Fotografitë 4 dhe 6 na kthejnë sërisht në Kampin e Durrësit, njëra në vitin 1958 ndërsa tjetra diku në fund të viteve 60. Pionieri i fotos së dytë është mbështetur në një si trung peme por që në fakt ishte një imitim prej betonarmeje dhe këtë besoj se e mbajnë mend të gjithë ata që kanë qenë në këtë kamp pasi ishte një fakt që fëmijëve u bënte përshtypje. Fotografia e fundit, sërish në Durrës në 1957.

Shihet se disa prej fotografive janë të shoqëruara me një dizenjo nga plazhi përkatës, modë kjo e futur në vitet ‘50 nga Bashkimi Sovjetik dhe shumë e pëlqyer në ato kohëra.

****

Çfarë ishte “Organizata e Pionierëve” dikur *

Pionierët janë fëmijë të moshës 9-14 vjeç. Pionerët vijnë nga radhët e fatosave. Pas pranimit në organizatë, pionerit i dalin një varg detyrash:

-të plotësojë me ndërgjegje betimin përpara flamurit dhe shokëve të tij;

-të njohë traditat revolucionare të popullit tonë, të luftës dhe të punës;

-të edukohet me cilësitë më të larta moralo-politike ;

-të mësojë me zell, për të fituar sa më shumë dije;

-të përgatitet fizikisht e të jetë gjithmonë i gatshëm për mbrojtjen e atdheut;

-të marrë pjesë në jetën shoqërore, të mos pajtohet me mendimet, zakonet e shfaqjet e huaja;

Pioneri merr pjesë në të gjitha punët e skuadrës, kompanisë dhe çetës ku bën jetën e organizatës dhe ka të drejtë të zgjedhë e të zgjidhet si anëtar i shtabit të kompanisë a të çetës.

*Sipas “Enciklopedisë Shqiptare” botim 1984
Sponsored content

Rikthimi i kampeve verore për fëmijë Empty Re: Rikthimi i kampeve verore për fëmijë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi