Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja Empty Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja

Thu 14 Jun 2012 - 13:39
Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja 34682_2ELBASAN – Një 20-vjeçare ka humbur jetën, pasi u mbyt në ujërat e rezervuarit të fshatit Gjyrale. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Belsh të Elbasanit, kur Refie Kotollaku është futur në rezervuar dhe nuk ka mundur të dalë më.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se forcat RENEA dhe polumbarët po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë të vajzës.

Pista më e fortë mbi të cilën po heton policia, është ajo e një vetëmbytjeje, për shkak të një konflikti mes vajzës dhe familjarëve të saj, të cilët synonin ta fejonin me një djalë pa pëlqimin e vajzës.

Ndërkohë mesditën e sotme një kufomë e seksit mashkull, rreth 40 vjeç, është gjetur në qytetin bregdetar të Durrësit. Kufoma e dekompozuar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është gjetur në bregdetin e Bisht Pallës nga punonjës privat të pastrimit të cilët kanë lajmëruar policinë.

Nga hetimet e para dyshohet së kufoma është sjellë nga deti, por priten përfundimet e ekspertizës për të verifikuar shkaqet e vdekjes. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(er.nu/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi