Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Kroacia dhe Italia në kërkim të fitores Empty Kroacia dhe Italia në kërkim të fitores

Thu 14 Jun 2012 - 14:33
Kroacia dhe Italia në kërkim të fitores Prandelli-CesareSot në orën 18:00 do të luhet ndeshja e dytë e Grupit C mes Italisë dhe Kroacisë. Skuadra e Prandelit vjen në këtë përballje pas barazimit 1-1 me Spanjën, ndërsa Kroacia pas fitores 3-1 me Irlandën.

Në prag të ndeshjes, trajneri italian ka deklaruar se skuadra e tij duhet të tregohet e kujdesshme ndaj asaj ballkanase, pasi kjo e fundit është në gjendje të ndryshojë mënyrën e lojës në cdo moment të ndeshjes.

'Pamë ndeshjen mes Kroacisë dhe Irlandës dhe e dimë që do ta kemi të vështirë këtë përballje-tha Prandeli-Kroacia nuk e bazon lojën vetëm te qarkullimi i topit, por edhe te intensiteti i aksioneve të saj. Do të na duhet të lexojmë mirë lojën e kësaj skuadre, por unë mendoj se i kemi mundësitë për të fituar".

Kroacia fitoi pavarësinë ndaj Jugosllavisë në vitin 1991 dhe që nga kjo kohë i ka hapur shumë probleme Italisë dhe kjo vërtetohet me faktin se italianet nuk kanë arritur të fitojnë asnjëherë ndaj saj.

'Është dicka pozitive për ne kur shikon statistikat që tregojnë se Italia nuk na ka mundur asnjëherë-tha trajneri Slaven Bilic-por kjo nuk do të thotë asgjë. Italia e Euro 2012 është një skuadër e re dhe ne nuk do të bazohemi vetëm te kjo e dhënë për t'u përballur me të. Kemi në dorë dy mundësi për t'u kualifikuar por do të luajmë sikur të kemi vetëm 1. Do të bëjmë të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv'.

tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi