- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
PS: Tirana lokomotiva e fitores, Berisha humbi zgjedhjet dhe standardet
Mon 9 May 2011 - 13:01
TIRANE—Lajmifundit—Partia Socialiste falenderoi sot përmes deputetes Mimi Kodheli të gjithë qytetarët shqiptarë që dje vërshuan nëpër qendrat e votimit për të ushtruar të drejtën më themelore, për të vendosur për qytetin e vendin e tyre. “Pjesmarrja e tyre tërësisht e pazakontë për zgjedhjet vendore, por aspak befasuese për ne sepse këto zgjedhje janë kuptuar nga qytetarët ashtu sic janë në fakt, thelbësisht politike, ka sjellë edhe një fitore të gjerë të Aleancës për të Ardhmen, që sipas të gjitha gjasave do të shkojë duke u thelluar. Rezultatet që po u japim janë rezultatet që ne i marrim drejtëpërdrejt nga procesverbalet e numërimit falë një sistemi online që kemi ngritur në të gjithë Shqipërinë”, theksoi Kodheli. Sipas saj,Tirana është padyshim lokomotiva e fitores sonë. “Në 38 qendra të numëruara, në 7 Minibashki të Tiranës, Edi Rama kryeson me një diferencë 10% të votave, përkatësisht 55% përkundrejt vetëm 45% të kandidatit tjetër. Para pak ka mbaruar numërimi në Himare me fitoren e kandidatit socialist Gjergji Goro. Është vulosur fitorja edhe në Rrëshen, Tepelenë, Ersekë, Përmet, Sarandë, Gramsh e Krumë të Hasit. Jemi në rrugën e fitores në Elbasan, Vlorë, Korcë, Fier, Lushnjë, Gjirokastër, ndërkohë që procesi i numërimit sapo ka nisur edhe në Durrës dhe Pogradec, ku pritet gjithashtu fitore. Kemi për ju tabelat e rezultateve të deritanishme për gjithë sa thashë. Ndërkohë kemi një apel të fortë për Saliun: Zotëri! Ke humbur zgjedhjet, ke humbur edhe standartet. Tani është koha të ndalësh zvarritjen e padenjë të procesit të numërimit në Tiranë, ku njerëzit tanë kanë pritur gjithë natën për të kryer detyrën ndaj qytetarëve e ligjit duke numëruar pa humbur kohë cdo votë, kurse njerëzit e asaj që u quajt Aleanca për Qytetarin kanë braktisur rëndom detyrën e tyre”, theksoi Kodheli. Ajo insistoi se zgjedhësit meritojnë ta dinë shpejt e saktë rezultatin e votës së tyre. Kodheli sqaroi se kjo zvarritje e qëllimshme është fyese për ta dhe e padenjë për vendin tonë në sytë e komunitetit ndërkombëtar.
- VizitorVizitor
Re: PS: Tirana lokomotiva e fitores, Berisha humbi zgjedhjet dhe standardet
Mon 9 May 2011 - 13:01
- Xhoni_bravoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 63
Postime : 3476
Hobi : SPORTI
Vendndodhja : tirane
Anetaresuar : 08/02/2011
Re: PS: Tirana lokomotiva e fitores, Berisha humbi zgjedhjet dhe standardet
Mon 9 May 2011 - 13:03
urraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Re: PS: Tirana lokomotiva e fitores, Berisha humbi zgjedhjet dhe standardet
Mon 9 May 2011 - 13:19
asgje skuptova,kush fitoi e kush humbi
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: PS: Tirana lokomotiva e fitores, Berisha humbi zgjedhjet dhe standardet
Mon 9 May 2011 - 13:21
Arjana shkruajti:asgje skuptova,kush fitoi e kush humbi
...ende po enden zgjedhjet
- Berisha: Votat me numërim elektronik në zgjedhjet e ardhme
- Figaro: Sa më shumë afrohen zgjedhjet, aq më fort do të valëvitet nga Berisha flamuri i “Shqipërisë
- Numërimi i votave, PD merr Peshkopinë, PS drejt fitores në Gjirokastër
- AK: Në 22 vjet qeverisje, shqiptarët ende me trena kinezë dhe lokomotiva ruse
- Zviceranët tallen me stadiumin tonë dhe pyesin: Po standardet?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi