- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
AK: Në 22 vjet qeverisje, shqiptarët ende me trena kinezë dhe lokomotiva ruse
Thu 30 Aug 2012 - 18:49
Tiranë, 30 gusht 2012, NOA- Aleanca Kuq e Zi u ndal në protestë në stacionin qendror të trenave në Tiranë për të shpalosur një nga strategjitë e saj për sektorët strategjik të ekonomisë, komunikimit dhe transporteve.
Nën sloganin "22 vjet Shqipëria pa shina e binarë” sekretari për Turizmin Urbanistikën dhe Transportet Kristi Andoni deklaroi se, “Shqipëria nën qeverisjen e demokratëve dhe socialistëve këto 22 vjet ka njohur mjerimin dhe dhunimin e sektorëve strategjik publik. Vizioni 22 vjeçar ka qenë dh është degrado, përvetëso, ripaketo për nevoja klienteliste. 22 vjet demokratët dhe socialistët e katandisën shtetin pa asnjë tren elektrik, pa asnjë tramvaj, pa asnjë avion dhe asnjë traget që të jenë në administrim dhe pronësi të shtetit shqiptar”.
Në këtë linjë siç informon noa.al Andoni theksoi se 22 vjet demokratët dhe socialistët nuk shtruan asnjë metër trase hekurudhore , nuk ndërtuan asnjë stacion të ri hekurudhor, grabitën shinat e hekurudhave për ti shitur për skrap, nuk ndërtuan asnjë sistem hekurudhor elektrik, dëmtuan edhe sistemin e ndërtuar me punë vullnetare gjatë sistemin komunist, nuk ndërtuan as tren elektrik, as tramvaj, as trena nëntokësor, ku shtoi se 22 vjet demokratët dhe socialistët i kanë lënë shqiptarët ende me trena kinez dhe lokomotiva ruse.
Aleanca Kuq e Zi deklaroi se në këto 22 vite Shqipëria mbeti pa shina e binarë në qeverisjet e demokratëve dhe socialistëve.
a.y/noa.al
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi