Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë Empty Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë

Sat 5 Apr 2014 - 1:31
Intervistë me fizioterapistin Glendi Kuka. Brezi i parë i fizioterapistëve në Shqipëri rrëfejnë se shqiptarët ende nuk i njohin të mirat e fizioterapisë

Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë Gyyytyui
Luela Myftari

Ne e dimë se të ndenjurit ulur është diçka shumë e keqe dhe shumica prej nesh intuitivisht duhet të ndihen fajtorë për këtë gjë. Studime të shumta të kohëve të fundit na shërbejnë për dëmet që sjell qëndrimi dhe puna për një kohë të gjatë përpara kompjuterit në zyrë. Nga ana tjetër të gjitha vajzat shqiptare e dinë gjithashtu se qëndrimi i gjatë dhe lëvizja e përditshme me taka shumë të larta përbën rrezik për fizikun tonë. Por asgjë nuk do ta ndalë shoqërinë tonë ta vazhdojë përditshmërinë me të njëjtin ritëm dhe me të njëjtat sakrifica për të qenë seksi, tërheqës e simpatikë qoftë edhe me taka të larta gati-gati shkatërruese për shëndetin fizik. Sepse ato të mbushin me vetëbesim.

Kur ecën majë disa takave të larta sado të holla dhe të parehatshme mund të jenë ato, të duket vetja elegante dhe e gjatë. Dhe përtej të gjitha këtyre sakrificave që bëjmë harrojmë se ekzistojnë fizioterapistë, që mund të na ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve që vijnë nga qëndrime të tilla. Sot “Shekulli” përcjell një intervistë me Glendi Kuken, një nga të parët fizioterapistë të diplomuar në shkollën shqiptare. Ai do të na rrëfejë se shoqëria jonë ende nuk e di se sa me vlerë mund të jetë një fizioterapi.

Ju jeni brezi i parë i të diplomuarve për fizioterapi në Shqipëri. Sa të shpeshta janë ditët kur ju jeni i mbytur në punë për shkak të takimeve të shumta?

Unë punoj në një klinikë private. Ishte e vështirë që të gjithë të diplomuarit të punonin në shtet për degën të cilën studiuam. Jam brezi i parë i të diplomuarve në fizioterapi, një degë e mjekësisë që më parë nuk ka qenë shumë e njohur në Shqipëri. E nëse nuk ka një fakultet për këtë drejtim, sigurisht që edhe popullsia do të jetë e painformuar për të mirat që vijnë nga një mjek-fizioterapist apo thjesht nga një seancë fizioterapie. Si rrjedhojë edhe unë nuk kam shumë ditë të ngarkuara, nga ato ditë kur takimet i lënë radhë tjetrës. Ende shqiptarët janë të painformuar.

Sa të painformuar janë sipas jush?

Janë aq të painformuar sa që vijnë tek trapisti, pasi kanë kryer një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë apo te krahët kryesisht. Kjo vjen ndoshta edhe nga mosrespektimi apo neglizhenca me të cilën shqiptarët shoqërojnë çdo shqetësim të trupit të tyre. Në jemi një shoqëri që në shumicën e rasteve e bindim veten se nuk jemi aq keq. E kuptojmë që duhet të shkojmë tek mjeku kur jemi në gradën e të operuarit, e ndërhyrjeve kryesisht. Ndaj them se ende jemi një shoqëri e cila nuk është e informuar për të mirat e një seance fizioterapie.
Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë DSChhhhhF0150
Kur duhet t’i drejtohemi një fizioterapisti?

Menjëherë sapo e ndjeni se një dhimbje muskulore ju shqetëson për disa ditë. Nëpër botë, njerëzit e vizitojnë fiziterapistin edhe nëse kanë pasur dy ditë të ngarkuara në punë apo në ceremoni festive ku të duhet të mbash taka të larta. Një dhimbje në kyçet e këmbëve për ta është një alarm për të shkuar tek fizioterapisti, ndërsa këtu në Shqipëri mundësisht gozhdën e nxjerrin me gozhdë. Nëse të kanë vrarë këpucët apo të janë lodhur një javë duke pritur e përcjellë njerëz për dasmë, vish një palë të tjera mundësisht edhe më të larta, ama vetëm te fizioterapisti nuk të shkon mendja të shkosh.

Cilat janë rastet më të shpeshta që vijnë tek ju?

Rastet kur mjeku i këshillon të vizitojnë fizioterapistin pas një ndërhyrjeje dhe rastet kur dikush është rrëzuar nga biçikleta, stoli, karrigia apo edhe ndonjë aksident i vogël që mund të mos e çojë personin deri tek ndërhyrjet nga doktori. Por, rastet e dhimbjeve me orë të gjatë në zyrë, rastet kur dhimbjet vijnë nga qëndrimi i gjatë përpara kompjuterit apo rastet kur një vajzë ka pasur ditë të ngarkuar majë takave shumë të larta janë të pakta. Ndaj edhe them se ka ende shumë punë deri në sensibilizimin e shoqërisë shqiptare për të mirat e seancave të fizioterapisë, që në shumë raste mund t’i shpëtojnë njerëzit nga ndërhyrjet kirurgjikale apo operacionet.

Sa e ndihmon një seancë fizioterapie një person pas një ndërhyrjeje kirurgjikale?

E ndihmon ta marrë veten më shpejt të fillojë lëvizjet gradualisht, pa sforco të mëdha që mund ta dëmtojnë dhe ta shformojnë gjymtyrën e operuar, pasi të gjitha lëvizjet dhe ushtrimet kontrollohen nga mjeku-fizioterapist. Por, e mira e të mirave do të ishte që asnjë person të mos shkonte deri tek thika, por të dijë të menaxhojë dhimbjet deri në pikën kur e di që duhet të konsultohet me një fizioterapist.

Një shkollë e re

Fizioterapia është një degë e re dhe e panjohur për popullin shqiptar... Hapet për herë të parë në vitin 2006 në "Fakultetin e Infermierisë" Tiranë nga pedagogët e huaj belgë. Mungesa e informacionit për këtë degë si pasojë e mungesës së një qendre informuese ka bërë që të krijohet një ide e gabuar në lidhje me rolin e këtij profesioni. Fizioterapia është art dhe shkencë, është mirëmbajtje, parandalim dhe trajtim i aparatit loko- motor. Ju nuk mund ta imagjinoni sa gamë të gjerë patologjish nga të gjitha fushat e mjekësisë trajton ky profesion. Madje kohët e fundit ka hyrë dhe në trajtimin e kancerit.

Ështe profesion i bukur kur shikon rezultatet tek një pacient, kur ai bëhet më i aftë për të kryer aktivitetet e jetës së përditshme, aktivitete të cilat i ka kryer më parë dhe ka menduar se për shkak të sëmundjes që e ka prekur nuk do të mund t’i kryejë më... apo edhe më shumë i bukur të duket ky profesion kur pacienti merr për herë të parë ndjesinë e disa aktiviteteve që ka qenë i privuar gjatë gjithë jetës. Do të shkruaja pa fund për këtë fushë, por më shqetëson një pyetje: "Si mund të bësh 5 vjet shkollë (në një shkollë mjekësie) dhe në fund të të quajnë masazhator?" Gjatë 3 viteve të para të shkollës, ke vetëm 5 ditë të kushtuara masazhit...A mjaftojnë këto për ta quajtur një fizioterapist masazhator?! Shqipëria jonë nuk do të ecë kurrë përpara nëse nuk e mirëpret "të renë" nga vende më të zhvilluara. selda mino
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë Empty Re: Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë

Sat 5 Apr 2014 - 17:14
Jo "te paedukuar" jo, por te prapambetur...
Sepse dine vetem masazhin me grushta para 2 mije vitesh...
Naki
Naki
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 177
<b>Hobi</b> Hobi : Peshkimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Republika e Kosoves
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 11/02/2010
http://www.nasergashi.com

Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë Empty Re: Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë

Sat 5 Apr 2014 - 19:40
Message reputation : 0% (1 vote)
Luan_Valikardi shkruajti:Jo "te paedukuar" jo, por te prapambetur...
Sepse dine vetem masazhin me grushta para 2 mije vitesh...

Sa ironike "prapambetur" po ne nuk jemi ne Greqi mo qfar te bejme duhet o me grushta o me kembe  Very Happy
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë Empty Re: Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë

Sun 6 Apr 2014 - 0:01
Message reputation : 100% (1 vote)
Naki!
Nuk besoj se ka vend ironia ne ate postim.

Shqiptareve u mungon kultura ne lidhje me shendetin!

Kam bindjen qe shumica s'kane qene ndonjehere te mjeku,qofte e per nje vizite te thjeshte kur ne vendet tjera c'do vit i referohen nje kontrolli mjekesor per te ndjekur ecurine ne lidhje me shendetin,sikurse ne rastin konkret njera dege si kjo e fizioterapise.

25 EURO ora paguhej atehere kur eshte urgjente,sepse kur ish e nevojshme kisha pune.

Besoj qe mundemi ti heqim ironite atehere kur duam.

Naten e mire Naki.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë Empty Re: Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë

Sun 6 Apr 2014 - 0:12
Ne Shqiperi te gjithe fizioterapistet jane specialista ortoped dhe masazhet jane nencmim per ta.
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë Empty Re: Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë

Sun 6 Apr 2014 - 0:17
AnGeLiC shkruajti:Ne Shqiperi te gjithe fizioterapistet jane specialista ortoped dhe masazhet jan nencmim per ta.
C'te te them??

Te kam thene qe kujdes kur shkruan,sepse s'ka faj lapsi qe shkruhen gjera kot.

Te gjithe??
Ku i di?
Ku i njeh?
Je rrahur me kerkimin e fizioterapisteve?

Uffff cyc 
Nate jo e mire kjo e replikave kkk
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë Empty Re: Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë

Sun 6 Apr 2014 - 0:21
Albo shkruajti:
AnGeLiC shkruajti:Ne Shqiperi te gjithe fizioterapistet jane specialista ortoped dhe masazhet jan nencmim per ta.
C'te te them??

Te kam thene qe kujdes kur shkruan,sepse s'ka faj lapsi qe shkruhen gjera kot.

Te gjithe??
Ku i di?
Ku i njeh?
Je rrahur me kerkimin e fizioterapisteve?

Uffff cyc 
Nate jo e mire kjo e replikave kkk

Eshte ngaqe ju kam marr intervista te tereve!  kyyyy 

Ja pak a shume ashtu si ju dhe une,e lindur dhe rritur atje!  Very Happy 

Zgjedhja juaj kjo ceshtja e replikave!  fff 
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë Empty Re: Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë

Sun 6 Apr 2014 - 0:23
Aha!
Deshmon qe shkruan vetem per rritjen e nr te postimeve!

Ma bej te ditur,te mos lodh gishtat kot ne kete teme,por te iki te temat tjera te ndricoj kkk  kyyyy 
Ok
Ok
Te kuptova kkk
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë Empty Re: Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë

Sun 6 Apr 2014 - 0:48
Eshte nje dege e mjekesise e cila nuk eshte shume e njohur e njerezit skane shume njohuri per mos then fare...Keto vitet e fundit po behet me e njohur dhe kane filluar te interesohen e diplomohen sepse mesa di ska pasur as nje fakultet lidhur me degen e jo me te ishim te informuar per kete..

Nejse,nejse me fal qe te replikova  kyyyy 
Sponsored content

Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë Empty Re: Shqiptarët ende të paedukuar për fizioterapinë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi