Shqiptarët ende ngurrojnë të përdorin gjuhën shqipe në dokumente personale
Sat 2 Nov 2013 - 21:46
Duke filluar që nga 5 maj 2008, kur dhe filloi zbatimi i Ligjit mbi letërnjoftimin, e deri në fund të vitit 2012, në gjuhën shqipe janë lëshuar 5 216 letërnjoftime dhe 6 218 pasaporta me të dhënat mbi emrin dhe mbiemrin në gjuhen shqipe, thuhet në raportin e fundit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave e Malit te Zi, shkruan “Kohapress”.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2011, në Mal të Zi jetojnë 30 439 shqiptarë.
Nga kjo i bie që vetëm 17% e shqiptarëve kanë letërnjoftim në gjuhen shqipe dhe diçka më pak se 20% me pasaporta me të dhënat (emri/mbiemri) në gjuhen shqipe.
Sipas ligjit mbi dokumentet, çdo pjesëtare i kombësisë shqiptare, me kërkesën e tij ka të drejtë që përmbajtja dhe emri/mbiemri në letërnjoftim të shkruhen në gjuhen shqipe.
Kurse për pasaporta, me kërkesën e tij, ka të drejtë që emri dhe mbiemri të shkruhen në gjuhen shqipe.
Fatkeqësisht, edhe përkundër faktit që shqiptarëve kjo e drejtë u sigurohet edhe me ligj, ata ende ngurrojnë të shfrytëzojnë edhe ato drejta që u garantohen.
Në përdorim zyrtar në Mal të Zi janë edhe gjuha serbe, boshnjake dhe ajo kroate. shekulli.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi